E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Kodheli:Qeveria po fshehkrizën ekonomike

TIRANE- “Sot ekonomia shqiptare është në vështirësi të mëdha pavarësisht nga retorika qeveritare, vështirësi që madje përkeqësohen si pasojë e kësaj retorike e cila nuk merr parasysh realitetin e krizës, por vetëm një qëndrim politiko-elektoral përtej çdo të vërtete”. Kështu ka deklaruar sot deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli gjatë një deklarate për mediat, duke theksuar se në vend që qeveria të hapte një debat të gjerë me ekspertë vendas e të huaj mbi zgjidhjet për krizën, ajo ka zgjedhur të përfshihet në betejën e turpshme të fshehjes së të vërtetës ekonomike të vendit.

Ndërkohë që biznese e të punësuar vuajnë rënien e të ardhurave të tyre, mungesën e politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, dhe përkeqësimin e standardeve të jetesës, siç tregon edhe studimi i ACIT”, nënvizoi deputetja socialiste. Sipas saj, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, BERZH, Eurostat e shumë aktorë e faktorë të tjerë të rëndësishëm, kanë treguar në më shumë se një rast, shqetësimin e tyre në lidhje me krizën.

“Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, BERZH, Eurostat e shumë aktorë e faktorë të tjerë të rëndësishëm, kanë treguar në më shumë se një rast, shqetësimin e tyre në lidhje me krizën. Partia Socialiste i ka ngritur këto shqetësime në emër të të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë, që vuajnë sot këto pasoja të keqmenaxhimit e abuzimit me financat publike”,- theksoi Kodheli.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›