Arrestohet, goditi për shkak të detyrës
15/02/2005 Vihet në pranga Urim Kacani. Zëdhënësja për shtyp e policisë së Qarkut, saktëson se 27-vjeçari nga Dibra dhe banor i Durrësit, ka tentuar të marrë me forcë dy mjete të bllokuara në pikën e qarkullimit rrugor si dhe ka goditur e kundërshtuar policin e qarkullimit rrugor.
Ngjarja
Mungesa e dokumentacionit përkatës për dy automjetet, u bë shkas që patrullat e policisë së qarkullimit rrugor t'ia bllokonin Urim Kacanit, njëra pas tjetrës, që të dyja. Burime nga Komisariati i policisë nr.1, shprehen se dibrani me banim në qytetin bregdetar, ishte rrekur që t'i merrte sërish autoveturat, duke u ofruar efektivave blu shuma të konsiderueshme parashë. Por duket se asnjë nga uniformat nuk ka pranuar t'i realizojë kërkesën. Në të tilla kushte, Kacani vendosi t'i zgjidhte punët duke ushtruar forcën. Mbrëmjen e së dielës, duke përfituar dhe nga dita e pushimit, ai shkoi në pikën e grumbullimit të automjeteve të Komisariatit të policisë rrugore, pranë farmacisë nr.10. I kërkoi policit roje që t'i jepte makinat e tij, por ai nuk pranoi. Kësisoj, i arrestuari nuk humbi kohë, por e goditi, duke e lënë përdhe. Paskëtaj, së bashku me një shokun e tij, nxorën mjetet e bllokuara dhe u largua në drejtim të Durrësit. Me të marrë veten, polici roje lajmëroi efektivat e rendit të Komisariatit nr.1, të cilët u vunë në ndjekje të Urim Kacanit. Ai u kap pak orë më pas dhe automjetet u bllokuan sërish. I riu akuzohet për kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës. Kjo vepër parashikohet nga neni 236/2 i Kodit Penal. Dosja iu dërgua Prokurorisë.