E Hënë, 2 Nëntor 2026

I fundmi i llojit të tij?

15/02/2005  A do të ketë më “presidentë imperialë” francezë?

Quajeni “Sindroma e Versajës”. Epoka e presidencës imperiale të Francës mund të ketë marrë fund

Një brez më i ri udhëheqësish francezë, pjesa më e madhe në moshën mbi pesëdhjetë vjeç, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, dëshirojnë që të zvogëlojnë pushtetin e Presidencës. Disa prej tyre mbrojnë një rol të ri parlamentar në politikën e jashtme. Të tjerë bëjnë thirrje për kontrolle dhe ekuilibra të stilit anglo–sakson

Shumë analistë politikë e kanë parë dhe shohin Shirakun si një lloj “Presidenti tranzicioni”, ndërmjet të kaluarës mbretërore dhe të ardhmes evropiane. “Falë Evropës, falë globalizimit, asgjë nuk do të jetë nëjsoj si më parë. Do të ketë vetëm financierw dhe llogaritarë”.

Presidenti i mëparshëm francez, Francois Mitterrand, është i kudondodhur këto kohë: i analizuar e “bërë copë” nëpër revista, libra filma – madje edhe në gjykatë. Rrallë ndodh që në qendër të vëmendjes të jenë politikat e tij; në vend të kësaj, qytetarët francezë po mbyten me ngjyrimet mbretërore dhe privilegjet e pallateve presidencialë të mandateve të tij që zgjatën 14 vjet. “Endacaku në Champs de Mars”, një film i spikatur, që do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin këtë javë, flet për një gazetar në moshë të re, idealist, i cili përpiqet të kuptojë presidentin kameleonik dhe të dobësuar nga kanceri, në sfondin e “fin de regne”, muajve të tij të fundit në zyrën e presidentit të një prej shteteve më të mëdhenj të Europës. Si të mos kishte fare dëshirë që të ngrihej edhe një herë lart, përmes artit, vetë Mitterrand u rishfaq në gjykatë javën e kaluar, përmes një kasete 12-vjeçare, ku kundërshtonte në mënyrë shumë arrogante pyetjen e një gazetari belg që e pyeste nëse kishte urdhëruar oficerët francezë që të spiunonin për gazetarët, me qëllim që të mbronte jetën e tij shumë të ndërlikuar private.

“Miqtë tanë belgë”, shkruan gazetari francez Renaud Lecadre në lidhje me këtë këmbim fjalësh mes presidentit dhe gazetarit belg “këmbëngulin se monarku reagoi si një monark i vërtetë”.

Nuk është veëm Miterrand. Pasardhësi i tij në postin e Presidentit të Francës, Jacques Chirac mund të pijë birrë Corona nga shishja. Por shumë pak francezë dyshojnë në natyrën e tij mbretërore. Jo më larg se muajin e kaluar, një senator pro Shirak, Patrice Gelard sugjeroi që të kryhet një amendim kushtetues, që do t’u lejonte ish presidentëve të vendit që pas lënies së detyrës të zgjidhen senatorë të përjetshëm. Kritikët u treguan shumë të shpejtë, kur vërejtën se një gjë e tillë do t’i garantonte Chirac-ut imunitet të përjetshëm parlamentar nga skandalet e korrupsionit, që kanë shopërthyer në lidhje me qëndrimin e tij 18-vjeçar në krye të Bashkisë së Parisit. Të tjerë shkuan aq larg sa të bëjnë analogji me një tjetër senator të përjetshëm të kohëve të fundit – ish diktatorin kilen, Augusto Pinochet – dhe pa e fshehur aspak sarkazmën sugjeruan që Chirac, 72 vjeç, të emërohet më mirë President i përjetshëm. Pallati Elysee, shumë i sikletosur e hodhi poshtë në mënyrë të menjëhershme këtë propozim, ndonëse mbështetësit e tij lanë të kuptohet se Chirac, në mënyrë krejtësisht të paprecedentë, mund të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007. Të gjithë udhëheqësit francezë, thotë analisti politik Denis Tillinac, jepen pashmangshmërisht pas “Sindromës së Versajës”.

Francezët, tradicionalisht i falin të tilla sjellje të çuditshme mbretërore. Por edhe ata mund të jenë velur me salltanetet presidenciale – dhe mbretërimet e tejzgjatura. Mbështetja popullore për Chirac rri pezull aty tek pesëdhjetë përqindëshi; vetëm 32 përqind e francezëve dëshirojnë që ai të kandiojë për një tjetër mandat. Shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha për gjak të ri politik. Shmë mendojnë se dy mandate janë të mjaftueshëm për çdokënd, ndërkohë që shumica favorizon zyrtarizimin e kufijve të qëndrimit në postin e presidentit. NJë sondazh i kohëve të fundit e nxjerr kreun e partisë politike të Chirac, ish Ministër i Ekonomisë, Nicolas Sarkozy, përpara presidentit aktualisht në detyrë me 8 përqind, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që me shumë mundësi do të paraprinte balotazhit me socialistët. Ndoshta nuk është koincidencë, që Sarkozy është një prej atyre që sugjerojnë që të zyrtarizohet presidenca me vetëm dy mandate.

Në të vërtetë, janë duke ndodhur ndryshime shumë të rëndësishme. Mandatet presidenciale, pikërisht në kohën kur në detyrën e Presidentit ka qëndruar Chirac, janë zvogëluar nga shtatë në pesë vjet. NJë brez më i ri udhëheqësisht francezë, pjesaa më e madhe në moshën mbi pesëdhjetë vjeç, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta dëshirojnë që të zvogëlojnë pushtetin e Presidencës. Disa prej tyre mbrojnë një rol të ri parlamentar në politikën e jashtme. Të tjerë bëjnë thirrje për kontrolle dhe ekuilibra të stilit anglo – sakson. Politikani shumë popullor socialist (dhe me shumë gjasa, një prej kandidatëve të ardhshëm presidencialë) Jack Lang, për shembull, bën thirrje për një ndarje tëqartë të pushteteve, përfshirë një parlament të vërtetë ligjvënës, një president që udhëheq në mënyrë të drejtpërdrejtë – pa një kryeministër të cilin mund ta bëjë kurban sipas dëshirës – dhe një sistem gjyqësor që të vihet përballë Presidentit dhe Parlamentit. Egjithë kjo përmblidhet në atë që komentatori shumë i respektuar politik, Alain Duhamel e quan “deshenjtërimi” i presidencës franceze.

Telashe institucionit të presidencës janë duke i hapur edhe nga jashtë Francës. Dosjet që në Elysee kanë qëndruar gjatë dhe reformat që janë përshëndetur, kanë zbritur në kategori më të ulëta në Bashkimin Europian në Bruksel – kontrolli mbi subvencionet e fermerëve, për shembull, për të2 mso përmendur politikën monetare. Për të qenë të sigurtë, presidentët francezë vaZhdojnë të zotërojnë pushtet të konsiderueshëm, kryesisht mbi dimplomacinë e spikatur të Francës. Chirac flet me zë të lartë në lidhje me projektet vizionarë francezë: faljen e borxheve globale, një taksë ndërkombëtare për të mbështetur zhvillimin e Botës së Tretë, krijimi i një force paqeruatjtëse europiane të reagimit të menjëhershëm. Megjithatë, ai rrallë ndodh që të mos jetë në një hap me pjesën tjetër të Europës. Nganjëherë, ky tension bën që të duket sikur Chirac është dy njerëz të ndryshëm, thotë Stephane Rozes i firmës së sondazheve CSA me qendër në Paris. “Në skenën globale, Presidenti vazhdon të jetë shumë francez; ai thotë atë që do të donte të shikonte. Por me Brukselin, ai flet për atë që Europa do të na kërkonte të bënim”.

Kësisoj, është e qartë përse shumë analistë politikë e kanë parë dhe shohin Chiracun si një lloj “Presidenti tranzicioni”, ndërmjet të kaluarës mbretërore dhe të ardhmes europiane. “Falë Europës, falë globalizimit, asgjë nuk do të jetë nëjsoj si më parë. Do të ketë vetëm financiare dhe llogaritarë”. Dhe nuk do të ketë më presidentë imperialë francezë.

Francezë të velur

Francezët, tradicionalisht i falin të tilla sjellje të çuditshme mbretërore. Por edhe ata mund të jenë velur me salltanetet presidenciale – dhe mbretërimet e tejzgjatura. Mbështetja popullore për Chirac rri pezull aty tek pesëdhjetë përqindëshi; vetëm 32 përqind e francezëve dëshirojnë që ai të kandiojë për një tjetër mandat. Shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha për gjak të ri politik. Shmë mendojnë se dy mandate janë të mjaftueshëm për çdokënd, ndërkohë që shumica favorizon zyrtarizimin e kufijve të qëndrimit në postin e presidentit. NJë sondazh i kohëve të fundit e nxjerr kreun e partisë politike të Chirac, ish Ministër i Ekonomisë, Nicolas Sarkozy, përpara presidentit aktualisht në detyrë me 8 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›