E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy kanosje në një ditë

15/02/2005  Dita e diel ka shënuar dy kanosje në territorin që mbulon Komisariati i policisë nr.2. Burime policore shprehen se u vu në pranga Florian Ferhati. 29-vjeçari, i lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, në bulevardin “Zhan D'Ark” ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një shtetas. Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se ngjarja ka patur motive të dobëta. Për fat të mirë, i arrestuari nuk ka qëlluar mbi kundërshtarin e tij. Është mjaftuar vetëm me kanosje. E megjithatë, i dëmtuari nuk ka hezituar t'i drejtohet uniformave për t'i kërkuar ndihmë. Në pak minuta është hartuar plani i arrestimit dhe Ferhati është vënë në pranga. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 84 dhe 278/2 i Kodit. Po nga efektivat e Komisariatit nr.2, u krye ndalimi i Llesh Gegës. 42-vjeçari nga Puka, me banim në metropolin shqiptar, i dënuar një herë për vjedhje, ka kanosur me armë zjarri pa leje, një shtetase. Materialet në ngarkim të dy të arrestuarve iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›