Asfalia greke marrëveshje me VEFA
14/02/2005 Media helene: Apostolis Vavilis nënshkroi në Volos me Alimuçajn në ´95
VEFA rishfaqet në Greqi, por jo me investime. Një marrëveshje e fshehtë është zbuluar në vendin fqinj. Gazeta greke "Apogevmatini" ka zbuluar një bashkëpunim të fshehtë, nënshkruar mes ish-bosit të kompanisë shqiptare Vehbi Alimuçaj dhe një "prifti" grek të quajtur Apostolis Vavilis, që në fakt është agjent i shërbimeve sekrete.
Marrëveshja
Sipas medias, "kleriku" mashtrues, spiuni ka hyrë në bisedime me Alimuçajn në Volos, ku gjithnjë sipas medias, dhe bosi shqiptar ka pasur një shtëpi. Në 95 pas negociatash të shumta sipas shtypit është arritur të bindet VEFA, të porosisë pajisje sigurie, por nuk është përcaktuar lloji i tyre. Vavilis biznesmen këtë herë, ka kryer punë të paqme me Alimuçajn. Shërbimet ia kanë dalë të hyjnë në lojnë e madhe. Sipas marëveshjes, i fshehti prift grek përfitonte të paktën 800 mijë dollarë nga kjo mesele biznesi. Madje, shkruan gazeta, ai ka mundur të udhëtojë në Shqipëri, nën një emër të rremë, Apostolos Kavelaras, tashmë si biznesmen. Nuk është tjetër vetëm se një njeri gjoja i fesë i implikuar në skandale të trafikut të drogës, skandale seksuale, duke përfunduar në person në kërkim nga drejtësia e Athinës.
Biznese
Gjithnjë duke iu referuar medias greke, ustai athinjot ka mundur të hedhë biznese të tija dhe në Shqipëri, për të cilat ai nuk ishte vetëm se prurës i punës së fshehtë. Ai ka qenë dhe është bërë lojë e shërbimeve sekrete, por ka mundur të shpëtojë dhe të mos bjerë në pranga. Një mik i ngushtë i patriarkut të Jeruzalemit, te i cili ka gjetur përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme, shkruan për të gazeta. Adresa e tij e re është e paditur pohon policia, megjithë dyshimet se gjendet në Malin e Shenjtë. Manipulimet dhe mashtrimet e tij janë të pafund sipas medias. Pjesë e kësaj dosje është dhe marrëveshja me ish-presidentin e kompanisë piramidale Vefa-Holding
Policia greke: E vështirë për të gjurmuar Vavilis
Zbulimi i të vërtetës sipas Apostolos Vavilis po vjen duke u zbardhur. Ai zakonisht jeton në Cholargos, ai mbante mbiemrin e gruas së tij me origjinë izraelite, që është Koen. Ai duket se është mirë ekonomikisht dhe vizitohej shpesh nga klerikët. Në të vërtetë, ai ka qenë i afërueshëm me fqinjët e tij për shkak të aparencës së tij, që shpesh ishte parë me uniformë polici ose me veshje të zezë kristiane.“Lidhjet e tij kanë ishin gjithashtu të shpërndara drejt Shqipërisë, ku ai ushtronte aktivitetin ilegal”, pohon gazeta “Apogevmatini tis Kiriakis”. Ai ka një motobarkë, ku përdorte një kamera me të cilën shikonte njerëzit që vinin nga jashtë apartamenti të tij, ku vizitohej shpesh nga klerikët ndërkohë ai ka lënë shtëpinë ku u vesh për shërbesën e fundit. Apostolos Vavilis ka treguar kujdes me fqinjët e tij, në rrugën 15 Miltiadou Street në Cholargos, ku ai qëndronte me gruan e tij izraelite, sepse me transformimin e tij të pazakontë nga shërbesa si polic, që të shkaktonte dyshhim. Në jetën e tij publike ai prezantohej me mbiemrin e gruas, ku ai gjithnjë paguante faturat duke shmangur thashethemet. Ai pat instaluar një sistem të mbyllur survejimi në parkingun e tij, për të siguruar apartamentin pasi ai udhëtonte shumë shpesh. Policia greke, zëdhënësi Lefteris Oikonumoi konfirmoi dje në një intervistë për radion “SKY” qëApostolos Vavalis ishte në të vërtetë një oficer zyrtar. Në të njëjtën kohë sipas një artikulli nga “Apogevmatini tis Kiriakis”, Vavilis pat vepruar mjaft mirë më 1995 në Albania, me një pasaportë me emrin Apostolos Kavelaras ku ishte përfshirë në skandalin bankar të vendit fqinjë i cili pagoi më shumë se 800,000 dollarë. Janë disa skenare sipas Apostolos Vavilis. Më e mundshmja prej të gjithave është që ai u transformua në Greqi nën një identitet të ri, por kjo përkohësisht pasi është larguar nga vendi. Policia besoi se janë shumë të vështira gjurmët e tij duke e konsideruar këtë se ai ishte shumë familjar me metodat që përdor policia greke. Policia është duke shmangur privatësinë dhe në të njëjtën kohë po përgatit një zbulim befasues, për arrestimin e sigurtë të tij në Manastir.