Pranga, mbante armë pa leje
15/02/2005 Bledion Oshafi u prangos nga policia e rendit e Komisariatit nr.3, mbrëmjen e së dielës. Burime zyrtare shprehen se, 23-vjeçari mbante në automjetin e tij tip "Benz", një pistoletë pa leje. Ai ka qenë dënuar dhe njëherë më parë për vjedhje me armë. Vepra parashikohet nga neni 278/2 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit. F.B
Kapet në flagrancë hajduti ordiner
Arben Lahi u arrestua nga efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.4, teksa rrekej të grabiste një dyqan. Burime nga Drejtoria e policisë së Qarkut, bëjnë të ditur se 31-vjeçari nga Dibra, me banim në Tiranë, u kap në flagrancë duke thyer xhamin e një lokali, ku kishte shënjestruar disa paketa cigaresh. Ai nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga gjykata. Kjo vepër parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. F.B
Arrestohet, grabiti "Benzin"
Nuk ka zgjatur më tepër se 4 orë arratia e Betim Lames me "Benzin" që grabiti në qendër të Kamzës. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.4, bëjnë të ditur se 20-vjeçari rrëmbeu nga parkimi autoveturën tip "Benz" 240, me targa TR 134 I, pronë e Agim Çelës, rreth orës 24.00 dhe u largua në drejtim të paditur. Pronari i mjetit të zhdukur denoncoi menjëherë humbjen e tij dhe policia u vu në kërkim të autorit dhe mjetit të vjedhur. Ndaj të gdhirë të së djeshmes, Lame u kap në një rrugë dytësore në të dalë të autostradës. Të njëjtat burime saktësojnë se, rasti i mësipërm është i pari për këtë vit në territorin e Komisaritit nr.4. Si të mos mjaftonte me kaq, efektivat blu të kësaj strukture kanë gjetur dhe 4 autovetura të grabitura për llogari të komisariateve të tjera. F.B