Mbreti Karl

15/02/2005 Shtëpia e Bardhë / Lëvizja e fundit e Presidentit
Nuk është ndonjë gjë shumë e rëndësishme, këmbëngul Shtëpia e Bardhë. Por detyrat e reja të Karl Rove dao të ndihmojnë për ti fiksuar Bushit një vend në histori
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë e zyrtarizoi, duke shpallur se Arkitekti i fitores së 2004 – në të vërtetë, Arkitekti i të gjithë karrierës politike të Bushit – do të bëhet zëvendës shef i stafit, ndërkohë që do të ruajë funksionet aktualë si këshilltar i lartë dhe asistent i presidentit
Po përse u bë piëkrisht taji lëvizja e Rove? Bushi është një lojalist, por edhe një ish drejtor ekipi bejzbolli që e vlerëson gjakun e ri në rreshtim. Ai mund ti kënaqë të dy këta impulse duke zhvendosur lojtarë të besuar në role të ndryshëm. Rove ka arsyet e tij. NJë autodidakt brilant, pa diplomë kolegji, ai ka dashur gjithmonë të provojë publikisht se është më shumë se një këshilltar politik
Sauditët harlisen nga nxehtësia, por jo ajo e Uashingtonit. Në korrik 2003, ata kërkonin mburojë. NJë panel i Kongresit kishte publikuar një raport në lidhje me rrënjët e 11 shtatorit, në të cilin 15 nga 19 kamikazet ishin Sauditë. Raporti përmbante 28 faqe supersekrete që përshkruanin provat e financimeve të mundshme saudite për 2 prej rrëmbyesve. Si reagim ndaj kësaj, Sauditët erdhën me vrap në kryeqytetin amerikan, për të hedhur poshtë akuzat dhe për t’i dhënë garanci presidentit Bush dhe administratës së tij. Princi Saud al-Faisal u ul me presidentin, zëvendës presidentin Dick Cheney dhe ish Sekretarine Shtetit, Colin Poëell. Më vonë atë ditë, princi u takua me këshilltaren për sigurinë kombëtare, Condi Rice.
Por në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe një tjetër bazë që duhej shkelur – në katin e dytë, ku të çojnë shkallët e ngushta, në Krahun Perëndimor. Në 29 korrik, ndërmjetësi kryesor i sauditëve me Uashingtonin, Adel Al-Jubeir u takua me Karl Rove, me qëllim që, mes të tjerash, të “japë informacion në lidhje me përpjekjet për reforma të Mbretërisë dhe luftën kundër terrorizmit”. Takimi i ndërmjetësua nga ish kongresmeni i Teksasit, Tom Loeffler, një mbledhës kryesor i fondeve për fushatat e Bushit i cili ishte marrë në punë si lobist për sauditët. Ishte takimi i dytë i Al Jubeir me Rove; i pari kishte qenë zhvilluar tre muaj pas 11 shtatorit 2001. Një burim pranë sauditëve tha se bëhej fjalë vetëm për një takim kortezie. Por përderisa fushëveprimi i Rove kishte të bënte me politikën – jo politikën e jashtme – përse duhej zhvilluar? “A nuk është e qartë?” u përgjigj burimi.
Sot është e qartë më shumë se kurrë. Për pjesën më të madhe të mandatit të parë të Bush, për të mos përmendur fushatën, administrata mohoi atë që çdokush në kryeqytet e dinte: që, sa i takon politikave, Rove ishtenjeriu që duhej takuar. Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë e zyrtarizoi, duke shpallur se Arkitekti i fitores së 2004 – në të vërtetë, Arkitekti i të gjithë karrierës politike të Bushit – do të bëhet zëvendës shef i stafit, ndërkohë që do të ruajë funksionet aktualë si këshilltar i lartë dhe asistent i presidentit. Zyrtarët e shtëpisë së Bardhë kishin ndërmend të mos i jepnin rëndëis kësaj lëvizje, duke nxjerrë madje emra fubnksionarësh të panjohur që kishin qenë kandidatë për këtë detyrë. Andy Card – i njohur si njeri që i trembet tërheqjes gravitacionale të marëdhënies së Rove me Presidentin – do të mbetet shef i stafit, këmbëngulin ata; një burim pranë tij tha se Card do të qëndrojë të paktën deri në 2006. Rove, thonë burime të brendshme, nuk do ta dëshironte detyrën e Card, të paktën eme konfigurimin që ajo ka tani, domethënë më shumë shkresa se sa politikë.
Rove ka patur gjithmonë një rol madhor në formulimin e politikave, pranojnë krejt papritur pa përtuar zyrtarët. Ata këmbëngulën se Rove do të ëprjashtohej nga çështjet “e rënda”, si pentagoni, spiunazhi dhe antiterrorizmi – dhe se ai nuk do të jetë në Zyrën Ovale në mëngjeset kur presidentit i raportohen të dhëna ultrasekrete. E megjithatë, zyrtarët e thonë publikisht, Rove “do të koordinojë politikat bre3nda këshilleve të ndryshëm” të Shtëpisë së Bardhë – përfshirë këshillin e sigurisë kombëtare – ndërkohë që “do të vazhdojë të mbikqyrë strategjinë e çuarjes përpara të axhendës së Bushit”. Si zakonisht në Uashingtonin burokratik, historia e vërtetë nuk qëndron tek nomenklatura, por tek prona e paluajtshme: Rove do të zhvendoset nga kati i sipërm në atë të poshtëm, mu pas qoshes së Zyrës Ovale. “Në një farë mënyre, ky caktim konfirmon realitetin”, thotë këshilltari republikan Charlie Black. Por në një qytet ku sekretet më të mëdhenj janë ata të hapur, kjo “është shumë e rëndësishme”.
Në mandatin e parë, Rove e përqëndroi vëmendjen e tij prej lazeri për të detajuar pikat e forta të politikës së brendshme. Ai ishte si në shtëpinë e vet, kur flitej për çështje që varionin nga legjislacioni për kufizimin e importeve të çelikut, deri tek standartet e eficencës së energjetikës e deri tek politika e taksimit. Pas dyerve të mbyllura, Rove ishte një prej avoketërve kryesorë të heqjes së taksës federale për dividentët e tregut të aksioneve. Pikërisht këtë propozim Presidenti e parashtroi në 2002; Kongresi shkoi deri në gjysmë të rrugës.
Rove nuk ka hezituar as t’i “largohet tokës” kur çështjet në fjalë kanë një kumbim të rëndësishëm ndaj grupeve të veçantë të votuesve. Ai ndërmjetësoi një marrëveshje në 2001 për ti dhënë fund përdorimit nga ana e Marinës të një zone stërvitore në Puerto Rico – një çështje shumë e ndjeshme me Hispanikët – dhe Rove ka ndërhyrë tashmë edhe në zënkat izraelito-palestineze. Rove ndihmoi në përgatitjen e fjalimit shumë të rëndësishëm që Bushi mbajti në 2002 – në të cilin Presidenti e shpalli Arafatin persona non grata. Ai udhëtoi bashkë me presidentin për në Egjipt në 2003. Tani, Rove ka shfaqur interes që të udhëtojë vetë në rajon këtë vit.
Rove ishte një aktor gjithashtu edhe në lidhje me Irakun. Në periudhën përpara luftës, Rove ishte një pjesëtar mbresëlënës në të ashtuquajturin ËHIG (Ëhite House Iraq Group). Anëtarët e panelit takoheshin në një dhomë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë duke kaluar nëpër duar prova të klasifikuara në kërkim të të dhënave që do të mbështesnin vijën e ashpër të Bushit kundër Sadam Huseinit. Rove dukej se dinta diçka më shumë, thotë një koleg. “Ai hynte në dhomë dhe thoshte: Kam një parandjenjë se... dhe ai kishte zakonisht të drejtë”.
Demokratët kanë nisur të ulërasin me zë të lartë. Teksa ia dorëzoi skeptrin Dr. Hauard Din, kreu i partisë Terry McAuliffe deklaroi se roli i ri i Rove pro0von që “Bushi interesohet më shuëm për pozicionet politike se sa për diskutimet e ndershëm të politikave”. Por, në një farë mënyre, demokratët nuk kuptonin. Rove e ndërtoi karrierën e Bushit si një bashkim politikash me politikën, duke injoruar biografinë e Bushit si një njeri i lindur me shumë prona, në favor të axhendave ideologjikë “lojëndryshuese”, të projektuara për të sjelë susksese të mëdhenj elektoralë. Deri tani ka funksionuar.
Po përse u bë piëkrisht taji lëvizja e Rove? Bushi është një lojalist, por edhe një ish drejtor ekipi bejzbolli që e vlerëson gjakun e ri në rreshtim. Ai mund ti kënaqë të dy këta impulse duke zhvendosur lojtarë të besuar në role të ndryshëm. Rove ka arsyet e tij. NJë autodidakt brilant, pa diplomë kolegji, ai ka dashur gjithmonë të provojë publikisht se është më shumë se një këshilltar politik. ǒështë më e rëndësishmja, Rove duhet ta dijë se fushata e tij më e rëndësishme ende nuk ka ardhur nëpartneritetin 32-vjeçar me Bushin. Rove duhet ta ndihmojë që t’i shpëtojë batakut të zakonshëm të mandatit të dytë – për të mos përmendur një tjetër sulm në shtëpi. Ai duhet ta ndihmojë të ndërtojë trashëgimi të përhershme – dhe të dalë në pension në Teksas, përpara se të rritet nxehtësia.