Policia kufitare dekonspiron aksionin
21/08/2009 Gjatë kontrollit nuk u gjet në det asnjë gomone apo motoskaf
Dyshohet se pronarët ishin njoftuar më parë për operacionin
Ka dështuar përpjekja në det e një skafi të policisë kufitare të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Durrës për identifikimin e motorëve të ujit, të cilët sjellin shqetësim tek pushues në breg të detit. Gjatë gjithë paradites të ditës së enjte efektivat e skafit të policisë kufitare kanë shpenzuar kohën duke përshkruar milje të tëra si dhe duke vrojtuar bregun për të parë nëse në det apo në rërë kishte skuterë uji. Një aksion i tillë ka ardhur pas disa ankesave të njëpasnjëshme të pushuesve, të cilët janë ndier të kërcënuar nga këto mjete lundruese. Më 16 korrik 2009 kosovari Sabit Kuci që kishte ardhur në Plazhin e Durrësit për pushime u aksidentua rëndë në kokë nga një motor uji dhe vdiq në reanimacionin e spitalit më 24 korrik, ndërkohë që policia kufitare dhe as ajo e rendit nuk kanë mundur edhe sot të identifikojnë autorin e krimit. Ky rast ka ngjallur indinjatë të thellë tek pushuesit, të cilët edhe tani ndihen të kërcënuar nga garat me motor uji që bëjnë fare pranë bregut adoleshentë e të rritur. Reagimi ka ardhur nga pushues në të gjithë vendin, ndërkohë që dje Policia e Kufirit dhe Migracionit me drejtori në portin e Durrësit ka bërë një dalje fiktive në det me një skaf. Sipas disa pohimeve, të cilat kanë rezultuar të sakta, para se aksioni të niste janë vënë në dijeni të gjithë pronarët e këtyre skafeve, të cilët kanë larguar gomonet dhe motorët e ujit nga bregu për t’i rikthyer me të përfunduar dalja në det e skafit të policisë. Ky aksion ka nisur tek Kalata Zero në portin e Durrësit, ka vijuar gjatë plazhit të Durrësit, tek Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Pishat e buta, Golem dhe deri në kufirin skajor të bregdetit të Kavajës. Ndërsa patrulluesit kanë “vrojtuar” të gjithë këtë hapësirë, në det apo në rërë nuk është dukur asnjë motor uji. Persona që janë brenda këtyre strukturave kanë thënë se aksioni është shtyrë qëllimisht për në orën 10.30, pasi kjo ishte edhe koha e mjaftueshme për të njoftuar të gjithë pronarët e motorëve të ujit për të larguar nga bregu mjetet. Gjithnjë sipas pohimeve të tilla që nuk janë zyrtare flitet se efektivat e kësaj policie kanë numrat e telefonit celularë të çdo pronari skafi dhe motori uji.
Fakti se dje nga Ura e Dajlanit deri në Shkumbin nuk është shfaqur asnjë mjet i tillë lundrues me apo pa leje, dëshmon se aksioni i policisë ka qenë i dështuar para se të niste si i tillë. Skafi i policisë është kthyer në vendin nga ku kishte nisur aksionin së bashku me ekipin, i cili nuk ka pasur nevojë të raportojë për asgjë pasi i gjithë ky aksion ka qenë i sajuar. Fill pas këtij “aksioni” të dekonspiruar plotësisht nga vet policia kufitare, drejtori i policisë drejtues Naim Manuka ka pohuar se gjithçka është nën kontroll të plotë. Sipas tij, “asnjë pushues nuk ka telefonuar për shqetësimin që mund të kenë nga skafet dhe motorët e ujit”. Kjo drejtori ka deklaruar se stacionet e policisë kufitare kanë ushtruar me korrektësi detyrën. Vetëm në Durrës, ka bërë të ditur Manuka, janë bllokuar 12 motor uji, janë gjobitur 13 të tjerë si dhe është bërë procesverbal bllokimi për 15 motorë.
Por ndryshe me rastet e bllokimit të automjeteve, me motorët e ujit është vepruar ndryshe. Drejtori i policisë kufitare ka thënë se këto mjete nuk janë grumbulluar, por u është kërkuar pronarëve të mos dalin në det dhe një veprim i tillë është cilësuar “bllokim” nga policia.