Arrestohet grabitesi i farmacive

Policia e Tiranës ka prangosur një 34-vjeçar i cili ishte kthyer në mankthin e shitëseve dhe farmacisteve të rrugës Ferit Xhajko dhe Don Bosko.
Skërdilajd Godo, është arrestuar nga shërbimet e komisariatit numër 3, fill pasi ka bërë kërcënimin e radhës së një farmacisteje pranë kryqëzimit të rrugës Ferit Xhajko dhe Jordan Misja.
Godo, mësohet se kanoste me thikë për t’u marrë para apo produkte pa paguar. Pas verifikimit të kryer Godo ka trezultuar gjithashtu I kërkuar për disa vjedhje të ndodhura në territorin e Komisariatit numër 2 të policisë së Tiranës.
Sipas burimeve kjo ishte dhe hera e tetë që Godo ishte shpallur në kërkim për krime ordinere. 34-vjeçari është siguruar në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, ndërsa pritej që të ballafaqohej me disa shitës të tjerë në kryeqytet të plaçkitur në të njëjtën formë, pasi dyshohet se Godo është autor i tyre.