Mediu pret pushtetaret lokale te Kosoves

Ministri i Mjedisit, zoti Fatmir Mediu priti në një takim të zgjeruar, një përfaqësi prej 32 pushtetarësh lokalë të ardhur nga Kosova.
Vizita e delegacionit kosovar, ishte në kuadër të një turi të gjerë që ata zhvilluan, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave, njohjes me funskionimin e pushtetit lokal dhe marrëdhëniet e tij me pushtetin qendror.
Pushtetarët lokalë të Kosovës, u shprehën se shkëmbimi i pikëpamjeve, përftimi i modeleve më të mira, gjithashtu dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, është një vlerë e madhe në administrimin lokal të Kosovës. Dhe në veçanti trajtimi i problemeve mjedisore, tashmë është një sfidë më vete, pikërisht, kur edhe Kosova, është futur në rrugën drejt familjes evropiane dhe rritja e standardeve mjedisore, për një shtet të ri, është një prej obligimeve kryesore.
Një tjetër moment, i cili u vlerësua nga të pranishmit ishte edhe kërkesa e ministrit Mediu, për të bashkëpunuar më thellësisht me pushtetin lokal apo qendror të Kosovës, në kuadër të çështjeve të përbashkëta, siç mund të jenë ujërat ndërkufitare, pyjet ndërkufitare, zonat e mbrojtura ndërkufitar. Në këtë kontekst, ministri Mediu hodhi idenë e nënshkrimit të një marrëveshje kufitare për menaxhimin e basenit të Drinit.