E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje vriten me arme dy persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Toshkëz të komunës Allkaj në rrethin e Lushnjës, pasi një person ka qëlluar me armë kallashnikovi në një lokal. Nga të shtënat ka gjetur vdekjen pronarja e lokalit Rajmonda Sota 27 vjeçe dhe mbeti i plagosur rëndë Marsel Cani klient në lokal i cili humbi jetën pas dy orësh në spital. Autori i kësaj ngjarje Erion Cjapi 33 vjeç mendohet të ketë qenë i dashuri i viktimës. Ndërkohë sipas familjarëve viktima është një grua e martuar me dy fëmijë dhe bashkëshorti i saj është emigrant në Itali. Po sipas familjarëve autori i vrasjes prej disa ditësh kërcënonte familjarët e burrit të viktimës madje gjatë gjithë ditës së shtunë ai ishte konfrontuar fizikisht me pjesëtarë të tjerë të familjes së burrit të viktimës. Vjehrra e 27 vjeçares thekson se Erion Cjapi i ka kërkuar para nuses në të kundërt do ta vriste. Pasi nuk i ishte përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij për para Erion Cjapi ka marrë armën dhe ka qëlluar në lokal mbi 27 vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend madje ai ka terrorizuar fshatin duke gjuajtur me kallashnikov në ajër si brënda dhe jashtë lokalit. Autori është larguar në drejtim të paditur menjëherë pas ngjarjes dhe policia e Lushnjës është vënë në kërkim të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›