E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis pastrimi i Shengjinit

Plazhi i Shëngjinit ka nisur të pastrohet nga mbetjet e ndryshme të krijuara si pasojë e baticave të detit, kjo si një domosdoshmëri duke parë interesimin e pushuesve të ndryshëm drejt këtij plazhi. Për të siguruar një ambjent të pastër administrata vendore ka bashkpunuar me institucionet e arsimit, duke ndërmarre aksione për largimin e mbetjeve nga kjo zonë.

Sezoni turistik ka nisur më herët këtë vit në plazhin e Shëngjinit, ndërsa frekuentohet masivisht në fundjavë nga pushues të ardhur nga Kosova. Ky interesim për Shëngjinin ka ardhur si pasojë e shërbimeve që janë rritur ndjeshëm si edhe pastërtisë që ka karakterizuar zonën që në sezonin e shkuar. Edhe këtë vit pretendohet për një Shëngjin tepër konkurues, fakt qe ka nisur të japë impaktin që në fillim të muajit maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›