Arrestohet guvernatori i shtetit të Illinoit, Rod Blagojeviç

Hetuesit federalë në Shtetet e Bashkuara arrestuan guvernatorin e shtetit të Ilinoit nën akuzat për korrupsion, për t'u thënë fund, siç u shprehën ata, rasteve të shumta të krimit të korrupsionit politik.
Zyrtarët thanë se Governori Rod Blagojeviç u arrestua sot në shtëpinë e tij. Veças u arrestua edhe shefi i personelit të tij, Xhon Harris.
Prokurori i Përgjithshëm Patrik Ficxherald, tha se guvernatori u përpoq të përdorte zyrën e tij për të përfituar personalisht. Ai tha se akuza më e rëndë për guvernatorin Blagojevich është se ai u përpoq të siguronte punë me pagesë të lartë, para si dhe kontribute fushate për vete dhe bashkëshorten e tij në këmbim të emërimit në senatin amerikan.
Presidenti i zgjedhur Barak Obama dha dorëheqje nga vendi i tij në senat, pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit. Governatori Blagojevich mban përgjegjësi të emërojë pasardhësin e zotit Obama.
Prokurori tha se
akt-padia e ngritur kundër guvernatorit të shtetit Ilinoi nuk përfshin ndonjë
akuzë nëse presidenti i zgjedhur Obama kishte dijeni rreth veprimeve të guvernatorit. //rd//