Kosovë, serbët premtojmë bashkëpunim me EULEX
Graçanicë start)-Menjëherë pas nisjes së punës së misionit EULEX në të gjithë Kosovën, kreu i policisë së këtij misioni, Imre Pallagi takoi sot në Graçanicë, enklavë serbe afër Prishtinës, komandantin e stacionit policor, Nebojsha Popoviç.
"Do të jenë dy monitorë apo këshilltarë të vendosur në stacionin policor në Graçanicë, ne do t'i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë komandantit Popoviç dhe stafit të tij me qëllim që t'i shërbejmë sa më mirë qytetarëve të këtushëm"-tha oficeri i EULEX-it, Pallagi.
Komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë premtoi bashkëpunim të ngushtë me policët e misionit europian dhe shfaqi shpresën se edhe policët serbë, të cilët e kanë braktisur punën, do t'i bashkohen së shpejti Policisë së Kosovës.
"Besoj që niveli i bashkëpunimit do të jetë shumë i lartë dhe se misioni do ta realizojë qëllimin për të cilin ka ardhur në Kosovë. Shpresoj që edhe policët tanë serbë të kthehen së shpejti në Policinë e Kosovës, pasi nuk janë përjashtuar nga puna, ata edhe sot vazhdojnë t'i marrin pagat nga Policia e Kosovës. Shpresoj që për 10 apo 15 ditë ata do të jenë këtu në mesin tonë", tha Popoviç.