Arrestohet i dënuari në mungesë për falsifikim
12/07/2009 Vendimi, burg dhe gjobë
Ish i dënuar në mungesë, pasi u shpall fajtor nga gjykata me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “falsifikimit të vulave dhe stampave”, ndërkohë që pasditen e djeshme është arrestuar nga policia për vuajtjen e dënimit. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se pasditen e djeshme nga ana e Sektorit të Krimit Financiar është bërë ekzekutimi i urdhrit të organit të akuzës që mban datën 28. 2. 2009 për ndalimin e Artan D.. Ky urdhër mësohet të ketë kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor të Beratit që mban datën 10. 12. 2008, vendim i cili ka dënuar me gjashtë muaj dhe 4 milionë lekë gjobë 28-vjeçarin lindur dhe banues në lagjen “Barrikadë” në Berat. Gjykata mësohet të ketë gjykuar në mungesë këtë të fundit, pasi është paditur nga ana e Prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, falsifikimin e stampave dhe vulave. Në kohën që ka qenë nën hetim Dropulli mësohet se i shpëtoi arrestimit duke u larguar nga vendi. Pasditen e djeshme pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se ai ish kthyer në banesën e tij në qytetin e Beratit policia bëri të mundur arrestimin S. Gorica