E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e arkëtares (VIDEO)

Share

(E PERDITESUAR)- Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi. Ai është Viktor Gushi, 37 vjeç, nga Patosi. Ai akuzohet për 5 ngjarje kriminale. Operacioni ka përfunduar përpara pak minutash dhe priten detaje të mëtejshme. Gushi u arrestua në zonën e Don Boskos.

Ndërkohë Ora News publikoi për herë të parë videon me imazhet e autorit të grabitjes së NBGbank, tre ditë më parë në sheshin “Shtraus”, pranë zonës së ‘Xhamllikut’ në kryeqytet, ku mbeti e vdekur arkëtarja Leonora Kaloçi dhe u plagos roja, Skënder Elmazi. Në video paraqitet qartë hyrja dhe largimi nga banka i autorit të krimit. Imazhet pasqyrojnë një qetësi dhe profesionizëm të këtij personi, sidomos gjatë largimit pas kryerjes së krimit. Shtetasi në fjalë ka një gjatësi rreth 1.68 cm dhe mban të veshur një xhup dhe xhinse. Ndërkohë policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme raportoi se arma me të cilën u vra arkëtarja e filialit të “NBG Bank” Leonora Kaloçi është përdorur edhe në vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar në rrugën Ferit Xhajko në kryeqytet.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë krijuar identiktin e autorit të krimit dhe po punojnë intensivisht për arrestimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›