Përfaqësuesit e KiE- së në Tiranë, monitorim të reformave
Tiranë- Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillojnë një vizitë 2 ditore në Shqipëri, për të monitoruar detyrimet dhe angazhimet e vendit tonë në plotësimin e kushteve të antarsimit europian.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Zyra e Këshillit të Europës në Shqipëri, bëhet me dije se vizita do të bëhet nga data 2 deri në 4 prill dhe çeku Tomas Jirsa dhe moldavi Grigore Petrenco do të takohen me krerë të institucioneve dhe partive politike.
Mësohet se zyrtarët europianë do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani. Biseda e tyre do të përqëndrohet më tepër mbi reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit si dhe hetimet e ngjarjes së 21 janarit.
Gjithashtu takime do të zhvillohen edhe me antarët e KQZ- së, Prokuroren e Përgjithshme dhe përfaqësues të OJQ- ve.
Shkrime të tjera me interes:
- “KiE mirëpret presidencën e rradhës së Shqipërisë” Tiranë- Në kuadër të përgatitjed për marrjen e presidencës së...
- Prishtinë, sot mbërrin i dërguari i KiE-së Prishtinë- Bjorn fon Sidov, i zgjedhuri i Këshillit të Europes...
- KiE miraton rezolutën. Kërkohet dialog mes partive Këshilli i Europës pasi ka miratuar rezolutën për Shqipërinë mbi...