E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari, vodhi makinat

 

TIRANE-Policia e kryeqytetit ka arrestuar dje, pas 3 vitesh që ishte shpallur në kërkim, Shkëlzen Biberaj. Burime nga policia bënë të ditur se Biberaj ishte shpallur në kërkim që nga shkurti i vitit 2006, kur u arrestuan pjesëtarët e tjerë të grupit, që grabisnin makinat luksoze në zona të ndryshme të Tiranës. Në grupin e Biberajt bënin pjesë edhe Xhavit Beraj, Bujar Gashi, Fran Kaloba dhe Shpëtim Alla, të arrestuar për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes në bashkëpunim. Sipas të njëjtave burime, nga dokumentacioni që disponon policia janë zbuluar 11 vjedhje makinash të ndodhura në Tiranë, për të cilat dyshohet të jenë autorë këta persona. Gjithashtu rezulton se janë dokumentuar vjedhjet e njëmbëdhjetë automjeteve vetëm në qytetin e Tiranës. Në vitin 2005 në rrugën “Gjin Kuqali” dhe në shkurt të vitit 2006, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë vjedhur dy automjete në pronësi të dy personave. Gjithashtu, sipas policisë rezulton se të njëjtët persona janë bashkëautorë në vjedhjen e nëntë automjeteve tip “Benz” në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në kohë dhe lagje të ndryshme. Ndërkohë që gjatë fundit të vitit 2005 dhe në fillim të 2006-ës, nga këta persona janë vjedhur dy makina tip “Fuoristrad” në pronësi të dy personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›