Arrestohet ish-bashkëpunëtori i bin Ladenit

NATO-ja tha se ka arrestuar një zyrtar të lartë të Al-Kaidës, njëherësh ish-bashkëpunëtor i Osama bin Ladenit. I njëjti burim tha se personi i kapur mund të ketë qenë me bin Ladenin në vitin 2001.
Aleanca nuk e ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit në provincën Balk të Afganistanit.
Kryeterroristi i Al Kaidës është vrarë nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abotabad të Pakistanit, në 2 maj.