E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden ripërsërit përkrahjen e SHBA-së për Kosovën

Nënpresidenti amerikan Joe Biden i rikonfirmoi presidentes kosovare Atifete Jahjaga mbështetjen e SHBA-se për aspiratat e Kosovës.
 

Gjatë një takimi të zhvilluar në Romë, Biden e ka cilësuar zgjedhjen e Jahjagës si një vendim kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës.
"Shteti amerikan do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës", i ka thënë numri dy i Shtëpisë së Bardhë, presidentes kosovare.
 

Kjo e fundit, e ftuar në Romë nga homologu Napolitano, është takuar edhe me presidenten e Zvicrës, Kalmy Ray, presidentin afgan Hamid Karzai, atë kroat Ivo Josipovic, etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›