Klinton: FBI do të hetojë akuzat e Google-it

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se akuzat e kompanisë Google ndaj hakersve kinezë janë “shumë serioze” dhe do të hetohen nga FBI.
Klinton u tha gazetarëve se administrata e Obamës është e shqetësuar nga këto akuza, të cilat, sipas kompanisë së internetit, rëndojnë hakerët kinezë për “komprometim të email-adresave që u përkasin zyrtarëve të lartë amerikanë”.
Google nuk ka bërë të ditur se cilat pjesë të qeverisë së SHBA-së ishin në shënjestër.