E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e burimit të E.Colit

Hetuesit evropianë të ushqimit, po vijojnë përpjekjet për të përcaktuar burimin e shpërthimit të bakterit E.Coli. Ky i fundit ka shkaktuar vdekjen e 18 personave, ndërsa ka prekur mbi 1,500 të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Bakteriologu Holger Rode tha se po punohet në identifikimin e një kure për rrezikun që shkakton E.Coli.

"Ne ishim në gjendje të përcaktojmë se ky është një lloj i ri i bakterit që nuk është parë më parë. Në të ardhmen do të jemi në gjendje të nxjerrim konkludime të tjera", tha Rode para gazetarëve në Hamburg.

Ndërkohë, Komisioni Evropian e ka quajtur "të tepruar" vendimin e Rusisë për të ndaluar importin e perimeve të freskëta nga Bashkimi Evropian.

Moska ndaloi importin e këtyre produkteve nga të gjitha vendet e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›