E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-presidenti i Lushnjes

Lushnje- Nuk ka zgjatur me shume se 3 vjet liria e nje prej mbeshtetesve me te fuqishem te te dyshuarit Aldo Bare (Alfred Shkurti), i akuzuar si kreu i "Bandes se Lushnjes". Edmond Bega, 39-vjec, i njohur me pseudonimin "Mario", ish presidenti i Sport Klub Lushnjes deri ne vitin 2005, eshte arrestuar mbreme ne kryeqytet pas nje operacioni sekret te Forcave Speciale. Ai mbante aktualisht emrin Manol Bega, banonte ne Tirane dhe ishte sipermarres ne fushen e ndertimeve, ndersa kishte dhe dy identitete te tjera. Antimafia italiane e Torinos, e kishte shpallur ne kerkim Begen qe prej vitit 2006, kur nje rrjet prej 36 personash, u zbuluan pas pergjimeve telefonike dhe ambientale per trafikun nderkombetar te heroines dhe kokaines, nga Shqiperia ne Itali. Ne vitin 2008 ndaj tij jane dhene 13 vite burg per kete akuze dhe dosja eshte nisur drejt Shqiperise. Dy dite me pare Gjykata e Tiranes ka njohur denimin e dhene nga homologet, duke miratuar arrestimin e biznesmenit, urdher qe eshte ekzekutuar mbremjen e djeshme. Bega akuzohet si kreu i grupit qe mbante lidhje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren, por i shpetoi arrestimit ne vendin fqinj, duke u shpallur ne kerkim nderkombetar.
Arrestimi
Burime zyrtare thane se Edmond Bega, ishte vendosur prej disa vitesh ne Tirane, ndersa kishte nisur edhe aktivitetin privat ne fushen e ndertimeve. Burime zyrtare te policise e cilesuan si nje nga miqte dhe mbeshtetesit e Aldo Bares, por arrestimi i tij nuk eshte bere me pare, per shkak te mungeses se nje flete-arresti nga pala italiane. Nuk dihet ende se kur dhe si ka ardhur super i kerkuari ne Shqiperi, por mesohet se kapja e tij eshte bere pas nje hetimi me metoda speciale pergjimi dhe informacione te mbledhura ne rruge operative, menjehere pas urdhrit te gjykates qe njihte denimin me 13 vite burg per 39 vjecarit. Ne aksion kane marre pjese rreth 50 Forca Speciale te drejtuara nga kreret me te larte te Departamentit te Hetimit dhe Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit. Akuza ndaj tij eshte "trafik nderkombetar narkotikesh ne bashkepunim".
Trafiku
Mbajtja nen vezhgim dhe hetimi i nje grupi afrikano-verioresh e shqiptaresh, qe takoheshin ne bar "Bijoux" ne Torino, do t'i conte agjentet e Antidroges ne gjurmet e nje organizate nderkombetare te trafikut te droges, e cila drejtohej nga nje person i vendosur ne Turqi, i njohur me nofken "Profesori", dyshohet per Aldo Baren. Sherbimeve te specializuara te Antidroges e Antimafias italiane, iu jane dashur me shume se tre vjet, qe prej 2003-it, madje dhe ndihma e sherbimit sekret italian, SISMI, per te zbuluar se pas "Profesorit", vinte edhe ish-presidenti i klubit, Edmond Bega, i njohur si "Mario". Pas zbulimit te 36 emrave ne vitin 2006, Prokuroria e Torinos ka publikuar skemen e plote te organizimit dhe te drejtimit te organizates nderkombetare nga Azia ne Ballkan dhe me tej ne Evrope. Italianet leshuan 36 urdher-arreste, ndersa 12 anetare te bandes u arrestuan, kurse Bare u kap vetem me 26 mars te vitit 2006 ne Ankara te Turqise.

Hetimi
Hetimet ndaj organizates zgjaten me shume se tre vjet dhe u koordinuan nga asistent- prokurori Mauricio Laudi si dhe zevendesprokurori Dionigi Tibone. Ne hetim u perfshine; Sherbimi Operativ Qendror Italian, Drejtimi Qendror per Sherbimet Antidroge dhe pala shqiptare. Si "karrem" i ketij hetimi, sherbeu arrestimi i torinezit 55-vjecar, Klaudio Bosticcos nga Bibiana, ne maj te vitit 2002.
Identitetet e te arrestuarit
Manoli Bega,
Edmond Bego
Saimir Sina
Belul Gjahtari

Bega dhe Dondollaku, si drejtohej trafiku ne Itali
Sipas Prokurorise se Torinos, ne krye te ketij grupi ne Itali ka qene Edmond Bega, ne ate kohe dhe president i klubit te futbollit Lushnja. Madje ne adresen zyrtare te UEFA-s ne internet, emri i Beges ka qene i ekspozuar. Me pare ai nuk ka pasur precedente penale dhe e vetmja akuze eshte trafiku i droges. Sipas hetimeve te kryera, Bega drejtonte trafikun ne Italine Veriore, kurse ne Rome ishte vendosur "krahu i djathte" i Bares, Enver Dondollaku, 34-vjec, i arrestuar. Droga mberrinte fillimisht ne portet e Barit dhe Ankones dhe me pas, shperndahej ne te gjithe Italine permes disa pikave mbeshtetese ne Torino, Rome, Milano, Napoli, Verona dhe Firence. Organizates i jane zbuluar dhe tre laboratore per ambalazhimin dhe perzierjen e droges ne qytetet e Torinos, Monzas dhe Breshias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›