Na lini te punojme!
Kur nje tjeter vit po iken dhe nje vit tjeter po vjen, ne jemi perseri se bashku, te privilegjuar te mendojme e te sherbejme per Tiranen, qytetin tone, kryeqytetin e Shqiperise, modelin e ndryshimit, lokomotiven e ekonomise e te shoqerise shqiptare,
qendren e gravitetit kombetar te shqiptareve.
Une jam krenar per punen tuaj, per veshtiresite e medha qe bashkia kapercen fale jush
e per rezultatet gjithnje te mira qe arrijme fale bujarise me te cilen ju, qe te gjithe,
investoni energji e perkushtim ne kete pune te bukur e plot stres. E mendoj gjithnje se sa shume gjera mbeten per t'u bere pas atyre qe behen dhe se sa me shume dime e mund te bejme ne, Bashkia e Tiranes, sikur te mos ndesheshim ne cdo hap te rruges sone me arrogancen e injorancen e nje politike aspak qytetare, aspak perparimtare, aspak dashamirese me qytetin tone.
Ndjehem keq edhe per peshen e tepert, krejt te pamerituar, qe kjo politike e eger, e trashe, e pandjeshme, ka vendosur edhe gjate ketij viti mbi ju vete, po edhe mbi familjet e femijet tuaj.
Por me lejoni t'ju falenderoj, me mirenjohje e respekt te thelle, per faktin se presioni i pandershem nuk ka zmbrapsur askend prej jush, lufta e paskrupullt nuk ka lodhur asnje prej jush, veshtiresite dhe pengesat e krijuara enkas nuk kane zbehur tek askush nga ju ndjenjen e vetedijes se te punosh per Tiranen eshte fat, te punosh ne Bashkine e Tiranes eshte nder, te punosh per transformimin e Tiranes eshte privilegj.
Nuk me ndahet, madje me shoqeron perdite, mendimi se ju dhe une mund te bejme cdo vit shume e shume gjera me shume per kete qytet sikur thjesht te na lene te punojme,
pa na detyruar te luftojme per te hequr pengesat artificiale qe na sajojne perdite,
thjesht te na lene te mendojme te lire, pa na detyruar te mendojme per t'u cliruar perdite nga kufizimet e paligjshme qe i behen lirise sone, thjesht te na lene te zhvillojme projektet tona shpejt, pa na terhequr zvarre ne balten e cmires e te cinizmit duke shkelur Kushtetuten, ligjet e normat e bashkejeteses demokratike dhe qytetare.
U bene nente vjet qe jemi bashke.
Sa shume kemi bere, nuk njihet me Tirana e dikurshme e baterdise urbane, mjedisore, sociale. Por sa shume akoma mund te benim per nje Tirane zhvillimesh edhe me cilesore.
Ja fjala vjen, sheshi "Skenderbej" plot gropa qe zgjerohen nga shiu, trafik e crregullim urban gjurmesh te mbetura historie qe degradojne cdo vit. Ka kohe qe ai sheshi i ka ardhur koha e rilindjes si nje hapesire nga me te bukurat ne Europe. Jane jo vetem te gjitha kushtet natyrale per ta bere ate boshllek te madh kaotik nje volum hapesinor te denje per kontinentin e bukur ku jetojme, por eshte edhe projekti i shkelqyer qe doli nga nje konkurs prestigjioz kombetar. Madje eshte siguruar ka kohe edhe pjesa e financimit qe mjafton per te bere me shume se gjysmen e punes, fale zemergjeresise se miqve te cmuar kuvajtiane, nderkohe qe me kontributin e bashkise mbulohet pjesa tjeter.
Po pse nuk behet?
Pse u vonohet e u mohohet banoreve te kryeqytetit e vizitoreve te tjere, nga Kosova e nga kudo neper Europe e bote, mundesia qe ta kene kete shesh europian, sa historik aq edhe te se ardhmes, ne mes te Tiranes?
Pse duhet qe prej disa vitesh tanime, ne ta mbajme ne sirtar endrren e projektuar te qendres se re te Tiranes, me sheshin "Skenderbej" pa makina, plot hapesire per te gjitha moshat e uje qe del ne vere e terhiqet ne dimer, rrethuar me pisha e drita qe naten i japin nje magji te vecante, kthyer ne nje katror qe kulmon si nje piramide e shtrire ne mesin e tij dhe ciket cuditshem nga nje qilim guresh te thurur mozaik perpara xhamise se Et'hem Beut(?)...
Sepse te gjitha arsyet e mireqena per ta bere realitet kete enderr nuk mjaftojne perpara arsyes se mosarsyes politike.
U bene vite qe qeveria nuk denjon te beje minimumin, detyren e saj ligjore per shpronesimin e domosdoshem qe hap arterien e unazes se vogel tek godina e INSIG-ut
dhe mundeson devijimin e te gjitha makinave, te cilat sot kalojne detyrimisht ne sheshin "Skenderbej", duke e bere te pamundur edhe vete fillimin e punimeve qe ne keto kushte eshte baraz me bllokimin e plote te qarkullimit ne Tirane.
Mbahet peng qendra e Tiranes jo per shumen qesharake qe duhet te jape qeveria per shpronesimin - e cila eshte ne fakt sa shuma e harxhuar per gjysme ore miting kunder opozites ne 8 dhjetor por sepse keshtu e ka tarbiatin kjo politike driteshkurter,
pa sy per te pare pertej llogores se urrejtjes ndaj kundershtarit e te zellit per neutralizimin e tij, packa se mbi gropat e sheshit Skenderbej kalojne te gjithe pavaresisht bindjeve, packa se qyteti eshte i te gjitheve pavaresisht dallimeve, packa se, si per te gjithe boten sot e qekur s'mbahet mend, sheshi i kryeqytetit duhet te vleje si pasqyra me e qarte e ambicies shoqerore.
Po njesoj, per te njejtat arsye te mosarsyes, mbahet peng zhvillimi teresor i parkut te Liqenit, transformimi nga themelet i pasqyres ujore, kthimi i diges se amortizuar ne nje plazh urban europian, rijetezimi i Kopshtit Zoologjik e Botanik, riperteritja kapilare e te gjithe asaj mushkerie te gjelber te Tiranes qe eshte sakatuar me zhvillimet barbare ne ullishtat e Selites, qendisja e te gjitha rrugicave intime e stacioneve rekreative neper parkun, qe kete vit ka ndryshuar vertet me shume se ne te tera keto 19 vjet te marra se bashke, por ju e kuptoni me mire se kushdo se sa me shume e sa me shpejt mund ta bente rilindjen e vet ai park nese politika ne pushtet s'do e shihte si territorin e armikut.
E njesoj mund te vazhdoja sot pambarim, me gjerat e medha qe mbahen peng per tekat e vogla te politikes se pushtetit te dites, qe nga Unaza e Madhe e Tiranes ku qeveria do patjeter te fuse hundet e prandaj ka vite qe i ve bashkise sterkembeshin, tek parku i ri i stacionit te trenit, ku duhet te kishim edhe stacionin bashkekohor te autobuseve per linjat nderurbane aty ku sot e gjithe diten ka vetem ndryshk e zallahi, tek polet e reja te zhvillimit urban e mjedisor te Tiranes, qe dergjet ne hartat e shpallura heretike te planit te ri rregullues i cili mbahet gjithashtu peng i crregullimeve mendore te politikes -,
tek rikonceptimi nga themelet i sistemit te menaxhimit te sherbimeve te qytetit me uje, riciklim mbeturinash, transport e me radhe.
Te gjitha pjeset e endrres sone europiane per Tiranen ngerthehen ne nje forme a nje tjeter, brenda lemshit ligjor te jetes se ketij vendi, me fijet e nakatosura te kompetencave e interesave jo vetem politike te qeverise, qe prej vitesh vec na pengon, cenon, godet, demton ne punen tone per realizimin e endrres se perbashket te te gjithe banoreve te kryeqytetit, te majte a te djathte.
Por te njejtat shkaqe pse ndjehem shpeshhere i trazuar teksa koha iken e shumecka Tirana meriton mbetet kot pa bere, me bejne njekohesisht edhe shume krenar per gjithcka arrijme te bejme pavaresisht barbarise politike qe na bie ndesh cdo dite. Edhe ky vit qe po mbyllet eshte nje vit per t'u shenuar per gjera te reja qe kemi bere, per cilesine qe kemi rritur ne sherbime, per konsideraten e rritur te qytetareve per Bashkine e Tiranes.
Anketa jone e pervitshme e fundvitit na tregon edhe kete vit se nje numer i madh qytetaresh, perkatesisht 61% e tyre, e vleresojne me mire ose shume mire ecurine e puneve tona. Eshte nje shifer me e mire se vjet. Eshte me e larte se ne te gjitha vitet e tjera, 56% ka shkuar perqindja e qytetareve qe e vleresojne pozitivisht punen per pastrimin e qytetit dhe e konsiderojne Tiranen nje qytet te paster. Kjo na gezon te gjitheve vecanerisht sepse pastrimi i kenaqshem ishte prioritet i ketij mandati.
Por mos e harroni, ambicia jone e shpallur eshte per me shume, per nje Tirane model te pastertise ne vitin 2011. Dhe kjo kujtese nuk vlen vetem per ata qe merren me pastrimin, po duke filluar nga cdo qytetar qe duhet ta paguaje tarifen vjetore te pastrimit si per veten e tij, e pastaj tek cdo strukture qe lidhet me mirembledhjen e miremenaxhimin e kesaj tarife ne te gjitha hallkat e organizimit te punes sone. Eshte rritur po ashtu numri i qytetareve qe shprehen te kenaqur me perpjekjen tone per shtimin e gjelberimit ne qytet.
Nenvizoj se noten me te larte kete vit qytetaret ia kane vene punes transformuese ne parkun e Liqenit, ku jane shtuar konsiderueshem njerezit, po edhe oret e shfrytezimit te parkut per shetitje e vrapim, ne saje te sistemit te ri te ndricimit. 58% e qytetareve e vleresojne mire ose shume mire gjendjen e rrugeve kryesore. Por ne e dime sesa pune akoma duhet per te marre kete vleresim te larte brenda blloqeve te banimit te cdo njesie, ku kemi bere volume te medha pune rindertuese kudo, cep me cep, ne cdo periferi, Kombinat, Laprake, Ali Dem, Allias, Selite, Breg Lumi, Oxhak, Sanatorium, apo edhe ne shume blloqe brenda unazes, por ku mbetet jashtezakonisht shume akoma per te bere.
Perparim i madh - asnje krahasim i mundshem me te shkuaren eshte bere ne keto vite me infrastrukturen e shkollave, kopshteve e cerdheve, (Qezhef-i) por ka ende plot per te bere dhe kete e dime me mire sot se dje, sepse ndeshim me shume sot se dje veshtiresi me trojet per shkolla te reja, per shkak te shume abuzimeve te renda qe jane bere vitet e fundit me kthime e kompensime te dyshimta, nganjehere kriminale, pronash te pronare te sajuar me lidhje partie e farefisnie me pushtetin. Hapa te tjere perpara jane hedhur me organizimin e cilesine e punes per mirembajtjen e infrastruktures rrugore apo sociale, por edhe ne kete drejtim duhet dhe mund te behet shume me shume per t'i dhene pergjigje shpejt, menjehere, pa humbur kohe, cdo qytetari qe ankohet per nje grope a per neonin e djegur qe duhet zevendesuar ne rrugen e shtepise, cdo drejtori shkolle qe kerkon ndihmen e menjehershme per nje xham te thyer a nje dere te shqyer, cdo biznesi sherbimi qe do nje riparim ne trotuarin perballe e me radhe...
Jam shume i kenaqur qe komuniteti i biznesit shprehet me nota me pozitive se vjet per sherbimin dhe komunikimin me Bashkine e Tiranes, e cila duhet te jete modeli i mikpritjes e miretrajtimit te cdo biznesmeni, te vogel a te madh, pavaresisht bindjeve a perkatesive politike.
Sipermarrja eshte motori i zhvillimit te Tiranes, biznesi i vogel eshte pjesa me delikate e ketij motori dhe njekohesisht partneri yne me i madh per mireqeverisjen vendore.
Perkujdesje dhe inovacion teknologjik per te lehtesuar komunikimin e sherbimin,
duke rritur transparencen e bashkeveprimin. Perkujdesje ne cdo cast e per cdo gje qe ka te beje me mbarevajtjen e biznesit te vogel ne kryeqytet. Sot jane ditet me te veshtira per kete biznes. Ne vend se te festojne Krishtlindjen e Vitin e Ri, te shesin me shume e madje me cmime te ulura festash, biznesmenet e vegjel te Tiranes ne dyqanet e mbytura nga listat e borxhlinjve, jane perpara nje janari te tmerrshem me rritje te barres fiskale e te fatures se energjise e cila rritet per biznesin e vogel jo 13, po 22%, nje zot e di pse edhe me shume sesa per biznesin e madh. Duhet te ndjehemi te gjithe te privilegjuar qe na jepet mundesia te bejme per ta dicka me shume, duke protestuar per te mos lejuar qe ne kulmin e krizes ekonomike biznesmenet e vegjel te fillojne te paguajne TVSH, por edhe duke kerkuar qe tatimi i fitimit 10% qe u merret nga qeveria t'i kaloje pushtetit vendor. Per t'i dhene fund taksimit te tyre te dyfishte antikushtetuese dhe per ta kthyer kete kontribut ne me shume investime qe favorizojne zhvillimin ekonomik te Tiranes e vete biznesin e vogel.
Protesta jone per autonomi vendore do te vazhdoje me te nisur Viti i Ri. Sepse vetem duke mos lejuar te na kufizohen mundesite qe na jep Kushtetuta e Karta Europiane e Autonomise Vendore, ne mund te garantojme kryerjen e detyres sone karshi komunitetit qe me plot te drejte sheh nga ne, kerkon prej nesh, pret zgjidhjen tone per problemet e tij.
Dua te shkepus edhe dy shembuj te tjere te perkushtimit e te cilesise se komunikimit tone me qytetaret ne kete fjale permbyllese te vitit 2009:
Zyren e sherbimit operator me numrin e gjelber 808 dhe Qendren e Informimit Qytetar.
U them faleminderit te gjithe atyre qe punojne ne keto dy struktura,
sepse na nderojne te gjitheve dhe e bejne Bashkine e Tiranes nje shembull te mikpritjes e te komunikimit me qytetaret. Populli ka nje fjale te urte: Hallin qe s'ma zgjidh te pakten ma qaj. Ne s'mund te zgjidhim cdo hall te njerezve, aq me shume ne kushtet kur s'na kane lene shumecka ne dore, por ne duhet te qajme absolutisht cdo hall me ta dhe duhet te ndihmojme me durim cdo qytetar qe troket ne deren tone per te kuptuar arsyen pse Bashkia e Tiranes nuk mund te beje me shume per ujin e pijshem, per shkarkimin e ujerave, per rrjedhshmerine e trafikut, per punesimin e strehimin social, per ndihmen ndaj te varferve e per te tjera gjera qe mbeten, pas njezet vjetesh demokraci, nje kompetence e tepert ne duart e qeverise dhe nje borxh i pajustifikueshem i qeverise ndaj qytetareve te Tiranes.
Nuk me vjen mire qe ju, ashtu si gjithe rrogetaret e tjere te ketij shteti u ndaluat te festoni sic e kishit planifikuar Vitin e Ri, duke mos marre as rrogen e permuajshme,
as shperblimin e pervitshem sipas punes qe keni bere kete vit dhe asgje tjeter vec nje shperblimi krejt te pamjaftueshem qe qeveria caktoi sa per te lare gojen, duke e bere kufi detyrues qofte ne nivelin e administrates qendrore, qofte ne nivelin e administrates vendore. Ky eshte nje vit qe mbyllet me krize per Shqiperine dhe me krize te gjithanshme fillon pas pak ditesh nje Vit i Ri, plot probleme per cdo shqiptar e familje shqiptare qe rron me punen e vet te ndershme apo me mundin e nje djali, motre a vellai ne emigracion.
Por ne kemi shume ne dore per ta ndryshuar fatin e vitit qe vjen dhe une jam i bindur se do ta bejme vitin 2010 vitin e nje shprese te re per te gjithe.
Fjala e mbajtur dje per mbylljen e vitit 2009