Pakistan , arrestohet ish-presidenti Pervez Musharraf
ISLAMABAD- Policia pakistaneze arrestoi sot në mëngjes ish-presidentin, Pervez Musharraf, njoftuan televizione të ndryshme pakistaneze.
Ish-gjenerali u mor nga shtëpia e tij në periferi të Islamabadit pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Lartë të vendit.
Kjo gjykatë urdhëroi dje arrestimin e ish-presidentit, Pervez Musharraf, i kthyer nga ekzili me shpresën për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të majit.
Gjykata e Lartë e Islamabadit i refuzoi ish-presidentit Musharraf kërkesën për shtyrjen e lirisë së përkohshme brenda dënimit me kusht në rast të kthimit në atdhe.
(e.m/BalkanWeb)