E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit në kampusin universitar, FBI: Dyshime për shpërthimet në Boston

BOSTON- Boston është përfshirë sërish nga një sulm i armatosur, ku si pasojë një oficer policie ka mbetur i vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhur në në kampusin universitar të Institutin të Teknologjisë në Cambrige të Bostonit.

Në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta të FBI kanë rrethuar zonën , ndërkohë që i plagosuri ka humbur jetën në spital.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar, ndërkohë që dyshohet se personi i armatosur fshihet mes studentëve. 

Kompleksi ndodhet afër tre kilometra nga qendra e Bostonit, ku të hënën nga dy shpërthime gjatë maratonës, u vranë tre vetë dhe u plagosën 170 të tjerë. FBI dyshon se vrasja në Cambrige lidhje me shpërthimet në Boston .
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›