E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet ish-redaktori i gazetës “News of the World"

Policia britanike ka arrestuar ish-redaktorin e gazetës “News of the World”, Endi Koulson, për shkak të skandalit që ka goditur këtë gazetë.

Kameron ka bërë thirrje për një hetim publik të ngjarjes, të cilën e ka quajtur “thjesht të neveritshme”.

Gazeta që shitet më së shumti në Britani, të dielën do të publikojë numrin e fundit të saj pas 168 vitesh ekzistencë.

Gazeta ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, si dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›