Efektivi i RENEA-s jashtë rrezikut për jetën
TIRANË- Efektivi i RENEA-s, 41-vjecari Ardian Dibra që u rrëzua nga shtylla e tensionit të lartë gjatë operacionit për shpëtimin e një 60-vjecari që tentoi vetëvrasjen dhe është plotësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ai po mbahet nën kontroll mjekësor në një nga repartet e reaminacionit në Spitalin Ushtarak.
Burime nga ky spital thanë për "NEWS 24" se 41-vjecari e ka kaluar plotësisht rrezikun për jetën që nga dita e hënë, kur ndodhi dhe ngjarja dhe organizimi i tij reagoi pozitivisht.
Si pasojë e rrëzimit nga shtylla, ai pësoi goditje në kokë dhe probleme në mushkëri. Ndërkohë, që për gjendjen e tij po kujdeset një ekip mjekësh dhe specialistësh në këtë spital pavarësisht se ai ka kaluar çdo lloj rreziku. Mjekët konfirmojnë se Dibra do vijojë të qëndrojë edhe për disa ditë në spital, derisa gjendja e tij të stabilizohet plotësisht.
Në fillim të kësaj jave, 41- vjecari Ardian Dibra ra nga një shtyllë e tensionit të lartë në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, në përpjekje për të shpëtuar 60-vjecarin Caush Isaraj nga Gjirokastra, i cili kishte vendosur të vetëflijohej për çështje pronësie. Ndërkohë efektivin e RENEA-s vazhdojnë ta vizitojnë në spital shokë, miq e të afërm të tij çdo dite.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)