Abuzimi me karburantet, mbyllen 11 subjekte shitjeje

11 subjekte të tregtimit të gazit, naftës dhe benzinës janë kyçur nga grupi i punës, për kontrollin teknik të tregtuesve të karburanteve.
Nga kontrollet e kryera të Inspektoriatit Qëndror Teknik, është konstatuar se disa prej subjekteve nuk plotësojnë kushtin e respektimit të normave teknike të sigurisë në depozita, për të cilat janë liçencuar në ushtrimin e aktivitetit të tregtimit, dhe për këtë arsye janë pezulluar si aktivitet.
Ministri i Ekonomisë Nasip Naço, theksoi se roli i shtetit duhet të rritet, kundrejt strukturave që kanë koncension për hidrokarburet. Ministria lajmëroi kontrolle të vazhdueshme ndaj pikave të tregtimit të karburantit, në mënyrë që të shmanget çdo lloj abuzimi ndaj konsumatorit.