E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i te ardhurave personale ne 1 shtator

Deklarata e të ardhurave personale do të dorëzohet jo në 30 prill 2012, sic e ka ligji aktual, por në 1 shtator 2012. Kjo erdhi si pasojë e shtyrjes së amnistisë fiskale edhe tre muaj të tjerë, ligj i cili do të ndihmojë qytetarët që të legalizojnë kapitalet e tyre. Harmonizimi i të dy ligjeve, atij të amnistisë dhe atij të deklarimit të të ardhurave , argumentohet nga Financat me arsyen e lënies së hapësirave të nevojshme qytetarëve që kanë ende kapital për të legalizuar dhe më pas të kenë mundësi te bëjnë deklarim të saktë. Kjo do të thotë, që qytetarët që kanë ende te ardhura te palegalizuara, t’i legalizojnë deri në mars dhe më pas t’i deklarojnë ato të si të ardhura legjitime.
Gjatë ndryshimeve që i janë bërë ligjit për deklarimin e të ardhurave, i cili për herë të parë fuqizohet dhe praktikohet këtë vit ka pësuar edhe disa ndryshime të tjera nga ekspertët e Financave, duke ndryshuar tavanin e deklarimit të detyruar të të ardhurave vjetore, dhe rritur atë nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë të reja. Në bazë të deklaratave zyrtare nga dikasteri i Financave ndryshimi i tavanit u bë për shkak të pervojës së amnistisë fiskale dhe u vendos të zvogëlohej numri i atyre që e kanë të detyrueshëm deklarimin e të ardhurave. Nderkaq, të gjithë qytetarët që kanë si të ardhura të tyre vetëm pagën e deklaruar, e cila i është tatuar në burim, nuk kanë detyrim të deklarojnë të ardhurat. Përveç atyre që kërkojnë të bëjnë deklarim vullnetar dhe kjo është një pikë e ligjit. Deklarimi vullnetar i të ardhurave bëhet edhe për arsye të përfitimit nga shpenzimet e zbritshme, që përcaktohen në ligj. Niveli minimal i të ardhurave për ata që përfitojnë shpenzime të zbritshme është rritur nga 800 mijë lekë në 1 milione lekë. Shpenzimet, për të cilat përfitohet janëe: interesat e kredive të marrë për shkollë, blerjet e barnave, shpenzimet shëndetësore

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›