E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Te shkurtohen taksat mbi te ardhurat deri ne fund te 2012

Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje Kongresit të aplikoje në kohë shkurtimin e taksës mbi të ardhurat, deri në fund të 2012. Kjo, sipas Obamës do të shërbente për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe për të inkurajuar bizneset në SHBA.

Ai shfrytëzoi shifrat e reja të punësimit për dhjetorin dhe apeloi në Kongres që të aplikohet në kohë shkurtimi i taksës mbi të ardhurat, deri në fund të 2012. Të dhënat tregojnë një rritje prej 200 mijë vende të reja pune gjatë muajit dhjetor, rritje që ka thyer edhe pritshmërinë e analistëve. Këto vende pune e çuan nivelin e papunësisë në 8.5 përqind, që mbetet megjithatë në një rekord relativisht të lartë historik.

"Jemi duke bërë progres. Ne po lëvizim në drejtimin e duhur. Dhe një nga arsyet e rritjes së vendeve të punës, është pikërisht shkurtimi i taksave për punonjësit amerikanë që ne e zbatuam vitin e kaluar. Kur Kongresi të nisë punën, duhet të bëjmë të pamundurën që kjo rritje të vazhdojë",-tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë vitit 2011, u krijuan rreth 1.6 milionë vende pune, numri më i lartë që prej vitit 2006, kryesisht në sektorin privat. Shifrat e punësimit, edhe pse nuk kanë ndikuar dukshëm në tregjet e aksioneve, duket të jenë një ndihmë e madhe për Obamën në rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›