E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, kafshoi më dhëmbë një shtetas

Tiranë- Dëmtoi rëndë një shtetas, duke përdorur dhëmbët. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur një 38-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka plagosur një shtetas pas një sherri. Sipas policisë, Hasan Selmani ka kafshuar me dhëmbë shtetasin J.B, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërkohë që policia ka bërë ndalimin e të akuzuarit si autor i ngjarjes dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Hasan Selmani për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›