E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kërcënuesi potencial

Në jug të vendit, policia franceze ka arrestuar të enjten një të ri, që dyshohet se planifikonte një sulm hakmarrës ndaj personelit të revistës satirike që botoi karikaturat e profetit Muhamed.

Në Toulouse është marrë në pyetje një i ri 18-vjeçar, i cili, në një porosi të postuar në Facebook, kërcënoi se do “të mbys” çdokënd që do ta gjejë në zyrat e revistës ‘Charlie Hebdo’. I arrestuari nuk ka dosje policore, megjithëse është i njohur për organet e rendit, pohojnë burime brenda gjykatës së këtij qyteti.

Botimi i karikaturave në Francë vetëm sa ka hedhur vaj mbi zjarr, në kohën ku bota myslimane është përfshirë nga prostatat kundër perëndimit, për shkak të filmit që përqesh profetin Muhamed.

Policia franceze është në gjendej të lartë gatishmërie, për shkak të sulmeve të mundura të islamistëve. Nga ana tjetër, Qeveria e Francës, e cila ka dënuar botimin e karikaturave në ‘Charlie Hebdo’, ka njoftuar se duke filluar nga e premtja do të nis mbylljen e shkollave dhe përfaqësive diplomatike në afro 20 shtete, si masë mbrojtëse pas sulmeve kundër përfaqësive diplomatike amerikane dhe gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›