E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Integrimi i të ardhurve

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta zhvilloi një takim më banorët e Kamzës. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se ky komunitet është i zhgënjyer nga premtimet boshe. “Ky komunitet është mjaft i zhgënjyer nga gënjeshtrat dhe nga premtimet boshe, dhe e ka të domosdoshme realizimin konkret, praktik dhe të prekshëm të integrimit, pikërisht këtu pranë metropolit kryesor”. Kreu i LSI-së, theksoi se është urgjente hartimi i një masterplani urbanistik dhe integrimi për këto zona.

“Ky komunitet nuk duhet të jetë më peng i burokracive apo i korrupsionit në pushtet. Ndaj alternativa e LSI-së përkrahet këtu në komunitetin tuaj të mrekullueshëm, tha Meta, sepse ajo është larg lojërave politike dhe demagogjisë që ju ka zhgënjyer ju për vite e vite me radhë. Meta u shpreh se tani është Koha për Veprim. Është koha për legalizim. Është koha për projekte konkrete që sjellin integrimin e këtij komuniteti në metropolin më të madh të Shqipërisë.

“Është koha për punësim, ndaj LSI-ja e ka bërë të qartë se punësimi është prioriteti i saj kryesor dhe ndaj e kemi theksuar se tre prioritetet tona të para janë punësimi, punësimi dhe vetëm punësimi. Kreu i LSI tha se shqiptarët duan të jetojnë me punë të ndershme, ndaj shteti dhe Qeveria ka detyrimin kryesor që ti ofrojë mundësinë për të punuar qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›