E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kosovari, u kap me dokumenta të falsifikuara

Korçë, 30 janar, NOA Forcat e policisë së
Korçës kanë ndaluar në pikën kufitare të Qafë-Thanës një kosovar, i cili
dyshohet se qarkullonte me një automjet, dokumentat e të cilit ishin të
falsifikuara. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë
me dijeni se i ndaluari është 46-vjeçari Besim Dabinovci, banues në Prishtinë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë
duke drejtuar automjetin tip Volksvagen Jetta, me targe 589 KS 643, i cili
rezultonte i vjedhur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumenteve të
mjetit të tij rezultoi se edhe leja e qarkullimit dyshohet të jetë e
falsifikuar.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit
dhe dokumentacionit të tij, ndërsa u kryen veprimet hetimore proceduriale për
veprat penale të Trafikimit të mjeteve motorike  dhe Falsifikimit të dokumentave, të
parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›