Vodhën 5 dyqane dhe 1 lokal, kapen dy bashkëpunëtorët

Korçë, 30 janar, NOA Gjatë orëve të para të mëngjesit
të sotëm, forcat e policisë së Korçës kanë mundur të arrestojnë në flagrancë dy
persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin në disa
vjedhje. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për Agjencinë e Lajmeve NOA tregon sesi
të ndaluarit janë me inicialet M.SH, 17-vjeç dhe K.R, 19 vjeç, që të dy banues
në Korçë dhe të dënuar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.
Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin
ata kanë vjedhur 5 dyqane dhe një lokal gjatë këtyre 2-3 muajve të fundit në
qytetin e Korçës.
Ndërkaq, forcat policore konfirmojnë se dy të
ndaluarit, për të kryer vjedhjet e tyre janë bashkëpunuar edhe me personin me
emrin F.Like, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, për të cilin po
punohet për kapjen e tij.
U kryen veprimet hetimore proceduriale për
veprën penale të Vjedhjes me thyerje, e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA