Policia flet zyrtarisht mbi masakrën e Devollit

Zbulohen të
dhëna për të dyshuarin
Edhe
policia greke në aksion
Kush
është autori i dyshuar
Pista
kryesore për vrasjen
Korçë, 29 Janar NOA/Alba Filipi Policia e
Korçës doli me një deklaratë zyrtare para disa minutash ku ka folur mbi hetimet
e para për masakrën e Vidohovës ku humbën jetën të ekzekutuar me armë zjarri dy
vëllezër dhe i treti po lufton me vdekjen në spital.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 12.30
të ditës së sotme në fshatin Vidohovë, komuna Miras rrethi Devoll.
Nga hetimi doli se autor i masakrës është 40-vjeçari
Besim Hamit Karaj, lindur në Thumanë të Krujës dhe banues në fshatin Vidohovë të
rrethit Devoll, i dënuar më parë.
Policia tha se vrasja me automatik e Taulant
Mulliri 23 vjeç dhe Xhilian Mulliri rreth 25 vjeç si dhe plagosja e 17-vjeçarit
Etlevan Mulliri ka ardhur për motive të dobëta.
Etlevan Mulliri aktualisht ndodhet në
Spitalin Civil të Korçës, në sallën e reanimacionit në gjendje relativisht të rënde
shëndetësore, - i thanë agjencisë NOA, burime spitalore.
Sakaq policia pohoi se autori i masakrës menjëherë
pas qitjes me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Forcat policore dhe ekspertët kanë fiksuar
prova balistike, kurse kapja e autorit të dyshuar të krimit, ende nuk është bërë
e mundur.
a.f/e.r/NOA