E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kryeplaku, trafikonte 222 kg Kanabis

Gjirokastër-Ka rënë sot në pranga me një ngarkesë 222 kg drogë, Kryeplaku i Delvinës, Reshat Ademi. Operacioni i koduar “Sopoti” është zhvilluar sot rreth orës 01.00, të mëngjesit në malin e Sopotit, mbi Lazarat ku u sekuestrua një makinë me lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga praën fshatit Varfaj, drejtuesin e automjetit kamioncinë tip benz, 50 vjeçarin Ademi, kryeplaku i fshatit Varfaj të Delvinës.

Mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lënëve narkotike, pasi në makinën e tij u zbuluan 6 çanta me kanabis, të cilat së bashku peshonin plot 222 kg.

Kryeplaku i kishte mbuluar cantat me dru zjarri, me qëllim që t’i shpëtonte postoblloqeve të policisë. Mësohet se bashkë me kryeplakun kanë qënë dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen pasi kanë parë që po afrohet policia. Nga Policia e Gjirokastres kane nisur kerkimet per kapjen e dy trafikanteve te tjere te identifikuar, por per arsye hetimi nuk behet i ditur emri i tyre.

Nga hetimet paraprake mësohet se kanabisi ishte prodhim i fshatit të Lazaratit dhe se do të kishte destinacion Greqinë. Policia ka intensifikuar hetimet pasi dyshon se një rrjet i mirëorganizuar i trafikimit të lëndëve narkotike vepron fuqishëm në këtë zonë të Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›