Shëndeti kurjozitete
Një transplant në shtyllën kurrizore për të kuruar leuçeminë ka dhënë rezultate befasuese: pacienti, një amerikan që jeton në Gjermani, është shëruar nga Sida. Rasti është publikuar nga gazeta “Ëall Street Journal”: shtylla kurrizore e transplantuar i përkiste një dhuruesi, i cili ka pasur një mutacion gjenetik që e bënte të paprekur nga virusi Hiv. (ky mutacion është në pothuajse 11 % të popullsisë europiane, ndërsa mungon në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Jugore).
Gero Hutter, një hematolog i Universitetit Berlin Charité Medical university, zgjodhi mes 80 donatorëve potencialë për transplant një pacient 42 vjeçar të prekur nga leuçemia dhe nga Sida. Gjashtëqind ditë pas transplantit nuk kishte më gjurmë të virusit në gjakun e të sëmurit, dhe pse ai kishte ndërprerë çdo kurë tjetër. “Kam mbetur shumë i habitur- shpjegon Hutter – kish ndërprerë kurën, që ilaçet të mos interferonin me ato që pinte për transplantin, por kisha ndër mend që t’i këshilloja pacientit ta riniste kurën pas disa kohësh”.
Rasti i është treguar komunitetit të shkencëtarëve në konferencën“Conference on Retrovirus and Opportunistic infections” në Boston dhe shumë kërkues e kanë studjuar: mendimi i përgjithshëm është që virusi është ende në organizmin e pacientit, por nuk arrin të depërtojë në qeliza. Ngjarja i jep një impuls kërkimeve mbi ilaçet.
-----------------------------------------------------Rrezik infarkti nga shefat jokopetentë?Puna e bwrw pa dwshirw dhe nwn konflikt, jo vetëm të lodh, por ndonjëherë edhe të sëmur nga zemra. Veçanwrisht, nëse ke një shef egoist dhe inkompetent, i cili i bën të ndihen të paaftë vartësit e tij. Sw paku kwtw pohon një studim suedez i bërë mbi 3 mijë të punësuar dhe i publikuar kwtw javw në revistën “Occupational and environmental medicine”. Sipas studimit tek punëtorët më të pa kënaqur nga bosët e tyre, përveç stresit rritet dhe rreziku i infraktit. “Të ndjehesh i nënvlerësuar në punë,- thonë autorwt e studimit, - është burim stresi, është një faktor qw sjell shqetësime shëndetësore dhe nisjen e shumë veseve si: pirja e duhanit, një regjim i çrregullt, konsumin e alkoolit dhe pasivitet nw aktivitetet sportive. Në këta punëtorë është vënë re një rritje e presionit të gjakut, një kusht ky që nëse zgjat në kohështon rrezikun e infarktit. Kërkuesit suedezë kanë pohuar se punëtorët që i quajnë menaxherët e tyre të paaftë dhe të papërshtatshëm për rolin që kanë, kanë një rrezik për atak kardiak më të lartë se 25%.Përqindje që rritet në 64% nëse punohet për një periudhë mbi 4 vjet në të njëjtin punëdhënës.
Por sipas Vittorio Tripeni, njw psikolog italian pune, nuk duhet ekzagjeruar: "Efektet e stresittek shëndeti – shpjegon - janë të njohura prej kohësh tashmë. Ama të lidhësh në mënyrë direkte rrezikun e infraktit me një menaxher të paaftë ose të keq më duket pak si shumë e ekzagjeruar. Janë karakteristikat individuale ato që i bëjnë disa njerëz më të dobët dhe më të brishtë nga të tjerët”.