Arrestohet lazaratasi me 30 pako kanabis sativa
07/07/2009 “Qafa e Qarit”, destinacion Greqia
KORÇE- Operacioni policor i koduar “Qafa e Qarrit”, organizuar nga seksioni kundër narkotikëve bëri të mundur kapjen e 21-vjeçarit B. T., nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, i cili po transportonte drejt qytetit të Korçës 30 pako kanabis sativa, të cilat kishin për destinacion Greqinë. Informacioni i mësipërm u bë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës. Nga burimet në fjalë mësohet 21-vjeçari u arrestua në datën 05.07.2009, rreth orës 17.30, te vendi i quajtur “Fabrika e Tullave”, i cili gjendet përgjatë rrugës nacionale Korçë-Ersekë në afërsi të qytetit të Korçës. I arrestuari udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” nga Gjirokastra për në Korçë. Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi bime narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në 30 pako të mbështjella me natriban dhe e vendosur në dy çanta të mëdha sportive. Ndaj shtetasit B. T., bëjnë të ditura burimet, u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Tashmë po punohet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet mbi këtë çështje.