“E arrestuan se jemi familje socialistësh, ai nuk ishte në ngjarje”
07/07/2009 Prindërit e Kumarakut kundërshtojnë arrestimin e djalit të tyre
FIER- Kanë kërkuar me forcë në drejtorinë e policisë së Qarkut të Fierit lirimin e djalit të tyre, i arrestuar për ushtrim dhune ndaj kandidates për deputete Rajmonda Bulku. Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme të dy prindërit e 20-vjetarit Mihal Kumaraku, personit që është arrestuar për ushtrimin e forcës ndaj deputetes së PD-së Rajmonda Bulku dhe ndalimit të saj në KZAZ-në nr. 20 në Fier, kanë protestuar kundër kësaj mase të marrë nga policia e Fierit. Sipas tyre, djali është ndaluar për shkaqe politike dhe jo për ushtrim dhune ndaj deputetes Bulku. Kumaraku është ndaluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shtunë nga policia fierake dhe akuzohet për pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe pengim të subjektit për të hyrë në organet përfaqësuese. Dhimitër Kumaraku, i ati i Mihalit, ka pohuar se në kohën e incidentit me deputeten e Bulku, i biri nuk ka qenë i pranishëm në protestë. “Në kohën për të cilën flasin forcat e policisë”, - ka thënë Dhimitri, pra në kohën që ka ardhur ajo deputetja, djali ynë nuk ishte aty, ka qenë shumë metra larg, pasi e nisa për të çuar makinën në shtëpi. Këtë e di mirë, sepse isha vete. Na e morën me forcë për një sqarim, por që nga ai çast djali ynë qëndron në izolim. Na e kanë marrë me forcë dhe nuk na lënë ta shohim, dhe jo me marrëveshje, sepse në të kundërtën e çonim vetë. Prindërit e 20-vjetarit pohojnë se prej 2 ditësh presin të takohen me kreun e drejtorisë së policisë së Qarkut të Fierit, Shemsi Premçi, pasi në çastin e ndalimit atyre u është thënë se “do të bëhet një sqarim”. E ëma e Mihalit ka pohuar se arsyeja e ndalimit të tij është politike, sepse i biri është anëtar i PS-së dhe ata njihen si familje socialistësh. “Sipas mendimit tim, - ka thënë ajo, - djalin e kanë marrë thjesht për politikë, thjesht se jemi të majtë dhe mbështesin PS-në.” Sipas policisë, Mihal Kumaraku është ndaluar sepse ka marrë pjesë në protestën e paligjshme që është bërë pranë KZAZ-së nr. 20 dhe ka ushtruar dhunë ndaj deputetes Rajmonda Bulku, duke e ndaluar atë të futet në sallën e numërimit të votave.