E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeti i sistemit fiskal, tenderin e fiton Vodafone

07/07/2009  Implementimi i rrjetit GPRS

Vodafone Albania do të implementojë rrjetin GPRS për sistemin fiskal në vend. Lajmin e bëjnë të ditur burime të kompanisë, të cilat theksuan se fituesja e tenderit u shpall më datë 18 qershor 2009 dhe ishte pikërisht shoqëria Vodafone Albania. “Shoqëritë e autorizuara nga Ministria e Financave për shpërndarjen e pajisjeve fiskale A.E.Distribution shpk, BNT Electronic shpk, I.V.A. Electronik shpk, CKV Noki shpk, Rilindja shpk dhe PKP shpk. njoftuan rezultatin përfundimtar të tenderit të zhvilluar për përzgjedhjen e operatorit të rrjetit të komunikimeve publike, për zbatimin e projektit për transmetimin e raporteve periodike fiskale në DPT”, - thekson njoftimi. Ofertat erdhën nga të tre kompanitë e telefonisë së lëvizshme që operojnë në vend, por prej tyre është përzgjedhur vetëm njëra. “Pas shqyrtimit të ofertave të paraqitura nga AMC sh.a, Eagle Mobile sh.a dhe Vodafone Albania sh.a, oferta më e mirë u përzgjodh ajo e shoqërisë Vodafone Albania sh.a. Shoqëria Vodafone Albania sh.a. si fituese e këtij tenderi do të ofrojë shërbimin APN (Açess Point Name), për përdorimin e rrjetit GPRS nëpërmjet shoqërive të autorizuara”, - thekson njoftimi. Kështu, ky rrjet do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për mundësimin e lidhjes së drejtpërdrejtë me rrjetin e brendshëm të DPT-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›