Arrestohet ne Angli i kerkuari per vrasje ne '96-ten
Nje person shume i kerkuar ka rene ne prangat e policise angleze. Sokol Sinani, 37 vjec nga Kukesit, i cili rezulton ne listen e personave te shumekerkuar nga Interpoli, eshte prangosur pas 13 vjetesh fshehje. Burime te policise se ketij vendi, bene te ditur per TCH, se Sinani eshte prangosur nga skuadra e ekstradimeve ne Scotland, ne shtepine e tij ne qytetin e Njukasellit. Interpol Tirana ka mundur te zbuloje vendqendrimin e tij dhe te gjitha informacionet ia ka percjelle policise britanike. Mesohet se i shumekerkuari fshihej ne Angli me identitet te rreme, duke perdorur emrin e babait te tij Ismail Sinani. Sokol Sinani, kerkohej nga Interpoli pasi akuzohet per vrasje, si dhe perdorim te armeve dhe lendeve eksplozive. Mesohet se seancat gjyqesore per ekstradimin e tij ne Shqiperi, do te zhvillohen ne gjendje te lire, pasi Sinani ka vene si garanci pasurore nje shume prej 20 mije sterlinash. Sokol Sinani, rezultonte se ishte i martuar me nje shtetase britanike.
Ngjarja
I shumekerkuari Sokol Sinani, ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Kukesit me 24 vjet burg, per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1996. Po per kete vrasje, gjykata denoi me 20 vjet burg edhe vellain e tij, Afrim Sinani, bashkepunetor ne kete vrasje. Dy vellezerit, u akuzuan si autore te vrasjes se te afermit te tyre Naim Sinani, ngjarje e ndodhur ne Kukes ne vitin 1996, per motive hakmarrjeje. Autoret e vrasjes, fajesonin per vrasjen e babait te tyre Ismail Sinanit, vellezerit Naim dhe Astrit Sinani.
Njeri prej autoreve te kesaj vrasjeje Afrimi, u arratis nga burgu i Bences ne vitin 1997, kur u hapen burgjet dhe u strehua ne Britanine e Madhe. Ne vitin 2005 ai mundi te perfitonte qytetarine britanike, me emrin Afrim Pulaj, emer i perdorur nga Sinani, kur ai kerkoi azil politik si "i persekutuar" nga serbet. Ne vitin 2006 Afrim Sinani, u arrestua ne Londer, por nepermjet avokateve mbrojtes, ai apeloi kerkesen e autoriteteve shqiptare per ekstradim, duke bere qe ceshtja te mbetet pezull deri ne dhenien perfundimtare te nje vendimi nga gjykatat britanike.