"Pritja", ne gjyq dosja ndaj kryetarit te Keshillit Bashkiak Tepelene
Prokuroria e Krimeve te Renda, ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim dosjen penale ne ngarkim te ish kreut bashkiak Tepelene, te akuzuar per "trafik narkotikesh". Dosja hetimore ne ngarkim te Petrit Abedinit, 50-vjec, mban numrin 123 ndersa eshte hedhur ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtares Marsela Balili. Kjo e fundit do te caktoje daten, si dhe oren per zhvillimin e seances se pare gjyqesore. Ne te njejten kohe do te njoftoje te dyja palet, si dhe Drejtorine e Burgjeve, per te bere te mundur shoqerimin e te paraburgosurit per ne seance. Petrit Abedini ra ne pranga me 19 gusht te ketij viti ne saje te operacionit te koduar "Pritje", teksa ishte duke udhetuar me nje maune ne drejtim te Greqise. Gjate kontrollit, te pandehurit iu sekuestrua nje sasi lende narkotike prej 50 kilograme kanabis sativa, te cilen e kishte fshehur ne dyshemene e trajlerit me targe TP 28 08 B. Gjate marrjes se tij ne pyetje nga ana e grupit hetimor, Abedini ka pohuar se nuk ka pasur dijeni per sasine e doges qe eshte kapur nga policia. Abedini ka pohuar gjithashtu se po udhetonte ne drejtim te Greqise per te blere si zakonisht, miell dhe mallra te ndryshem ushqimore. I pandehuri ushtronte profesionin e biznesmenit dhe kishte magazina shumice te miellit dhe produkteve ushqimore, nderkohe qe aktualisht mbante edhe detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes si perfaqesues i PSV '91.
R.C
Pretendimi
Gjate marrjes se tij ne pyetje, por edhe gjate caktimit te mases se sigurise nepermjet avokatit te tij mbrojtes, 50-vjecari ka pretenduar se droga ne kamion nuk eshte vendosur prej tij, por nga kundershtaret politike.
R.C
Pretendimi
Gjate marrjes se tij ne pyetje, por edhe gjate caktimit te mases se sigurise nepermjet avokatit te tij mbrojtes, 50-vjecari ka pretenduar se droga ne kamion nuk eshte vendosur prej tij, por nga kundershtaret politike.