Vjen i prangosur nga Italia kapiteni i "Realdo 1"
Durres-Ekstradohet nga Italia, i denuari ne mungese per trafik te klandestineve. Nexhat Koci, 45 vjec nga Durresi, ka zbritur ne aeroportin e Rinasit me pranga ne duar, per te vuajtur denimin e dhene ne mungese ndaj tij. Nexhat Koci, ishte shpallur ne kerkim nga policia, pasi akuzohet se kishte dhene ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit te disa personave. Ne 7 korrik 2006, Koci ne bashkepunim me persona te tjere, Gentian Kadillari, Anton Kabali etj, ka vene ne dispozicion te rreth 30 qytetareve nga rrethe te ndryshme, peshkarexhen "Realdo 1", duke ndihmuar ne kalimin e paligjshem te kufirit prej tyre drejt Italise. Nexhat Koci ka qene kapiten i kesaj peshkarexhe. Ndaj tij, gjykata ka vendosur masen e sigurise arrest me burg per akuzen "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufijve". Prej 3 vjetesh Koci ndodhej i fshehur ne Itali, per t'i shpetuar arrestimit. Mbi bazen e informacioneve te marra nga Interpoli per vendndodhjen e ketij personi, u be e mundur kapja dhe arrestimi i tij ne shtetin fqinj, Itali. Ekstradimi i tij eshte realizuar nga Interpol Roma ne aeroportin e Rinasit dhe materialet per ekzekutimin e vendimit gjyqesor ndaj tij, iu derguan Prokurorise se Durresit per ndjekje te metejshme.
L.K
Vepra
Ne 7 korrik 2006, Koci ne bashkepunim me persona te tjere, ka vene ne dispozicion te rreth 30 qytetareve nga rrethe te ndryshme peshkarexhen "Realdo 1", duke ndihmuar ne kalimin e paligjshem te kufirit prej tyre, drejt Italise.
L.K
Vepra
Ne 7 korrik 2006, Koci ne bashkepunim me persona te tjere, ka vene ne dispozicion te rreth 30 qytetareve nga rrethe te ndryshme peshkarexhen "Realdo 1", duke ndihmuar ne kalimin e paligjshem te kufirit prej tyre, drejt Italise.