PS: Berisha, dorezo para drejtesise Mediun dhe Bashen
Deputeti i selise roze, Sajmir Tahiri, i beri dje thirrje kryeministrit qe te dorezoje para drejtesise, Lulzim Bashen dhe Fatmir Mediun. "Ka ardhur koha qe Sali Berisha, t'i bindet ligjit njelloj si gjithe shqiptaret e ndershem. Te dorezoje menjehere para drejtesise dy ministrat e tij, qe fshihen pas imunitetit parlamentar dhe te marre masa te menjehershme per te luftuar korrupsionin duke e filluar nga vetja, familja e tij dhe 'sherbetoret e oborrit'", apeloi deputeti socialist. Sipas tij, kjo eshte menyra e vetme per t'i treguar shqiptareve dhe partnereve tane nderkombetare vullnetin per te luftuar korrupsionin. Ai tha se perpjekjet e qeverise per te luftuar korrupsionin, kane mbetur ne fazen e hartimit te strategjive. "Mungojne mekanizmat e aplikimit te tyre, plani kohor si dhe indikatoret e matjes se rezultateve konkrete. Shkalla e denueshmerise per korrupsion mbetet e ulet, e per me teper, kultura e pandeshkueshmerise eshte mbizoteruese", kritikoi luften kunder korrupsioni, Sajmir Tahiri. Sipas tij, perfundimi i ceshtjeve gjyqesore per korrupsion, pavaresisht pozicionit te personave te perfshire, do te sherbeje si indikator. Ai theksoi se nje i korruptuar nuk mund te luftoje korrupsionin. Per partine me te madhe ne opozite, Sali Berisha nuk ka vullnet per te luftuar korrupsionin.