E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bllokohet nesër për 4 orë Bypass-i i Fierit, ARRSH: Trafiku devijohet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë

ARRSH ka bërë me dije këtë të martë (26 prill), se në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 19 të Bypass-it të Fierit, do të devijohet trafiku në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Ky devijim, sipas ARRSH, do të fillojë ditën e nesërme (26 prill) ora 09:00 dhe do të zgjasë përreth 4 orë.

“Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor 🚔 kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës”, njofton ARRSH teksa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë banorëve dhe përdoruesve të rrugës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›