Mashtroi me pagesën e qirasë së automjetit, vihet në pranga 22-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim pasi i mori një automjet një shtetasi, me anë të mashtrimit.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet E. S., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç të Shkodrës ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ku kishte bërë “vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin F. M.”
Gjithashtu, në bashkëpunim me policinë e Tiranës, policia e Shkodrës ka gjetur edhe automjetin që kishte marrë 22-vjeçari. Ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
/rtsh.al/