E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nga muaji maj, Shërbimi i Hemodinamikës zgjerohet te “Shefqet Ndroqi” edhe për urgjencat

Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shërbimi i Hemodinamikës do të zgjerohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” edhe për urgjencat.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se duke nisur nga muaji maji do të ketë 1 ditë të dedikuar shërbimit të hemodinamikes 24 orëshe, ndërkohë gjatë ditëve të tjera të javës deri në kohën e drekës do të ketë edhe shërbimin e urgjencës

Gjatë takimit me mjekët, infermierët dhe stafin e administratës në këtë spital, Manastirliu nënvizoi se veç rritjes së pagave në muajin maj, plani për rritjen e pagave të targetuara do vijojë edhe në 2024.

Spitali Shefqet Ndroqi do të marrë në administrim edhe spitalin e Kavajës, duke rritur gamën e  shërbimeve dhe duke patur mundësi të zhvilloj më tej shërbimet shëndetësore të kualifikuara edhe për këtë të fundit.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›