E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishte në kërkim, arrestohet në Rinas 28-vjeçarja, pjesë e grupeve kriminale që shpërndanin drogë

Një 28-vjeçare, me banim në Tiranë ka rënë në pranga të policisë, si pjesë e grupit kriminal që shpërndanin lënë narkotike. Ajo u arrestua në aeroportin e Rinasit “pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

28-vjeçarja me iniciale A. R ishte  shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›